Paketa e rezistencës sociale, një rreng i Ramës për t’ua hedhur qytetarëve si shpëtim

Nga Isuf ÇELAJ

Të nderuar qytetarë,

Të nderuar kolegë,

Në seancën e sotme na paraqitet nga qeveria Projektligji per ratifikimin e marreveshjes, ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe qeverise se Republikes se Kosoves, per zbatimin e lehtesirave te ndersjella ne procedurat doganore dhe/ose te kontrollit te hyrje-daljes se mallrave.

Marreveshja eshte miratuar ne mbledhjen e perbashket te dy qeverive, ne 26 nentor 2021 ne Elbasan.

Edhe ky si Projekt ligj vjen ne Kuvend ne vazhden e marreveshjeve te mbledhjes se fundit te mbajtur ndermjet dy qeverive respektive! E them me bindje se çdo veprim, marreveshje apo nisem qe i sherben permiresimit te mardhenieve dhe bashkepunimit te ndersjellte mes dy vendeve vlen te pershendetet e te shifet me pozivitet nga se i cili prej nesh, aq me teper nga ana ime si perfaqesues i popullit te Malesise Gjakoves,Hasit e Kukesit tre rrethet kufitare me Kosoven ku ne territorin e te cilave jane kater Pika Doganore te Kontrollit te Kalimit te kufirit ku me e madhja eshte ajo Morines se Kukesit ne te cilen kalojne dhe perpunohen nga sherbimet doganore e policore te dy paleve me dhjetra e qindra kamione me kontenier, trajlera me mallera, furgone, autobuse e me qindra pasagjer etj! Nisur nga problematikat qe paraqiten ne drejtim te kryerjes sa me te sakte dhe te shpejt te procedurave te perpunimit e kontrollit te ketyre mallerave, shkurtimin e procedurave burokratike, mos sorollatja pa shkak si dhe veprimet me qellim abuzimi me detyren duke u bere pengese per subjektet e biznesit me te vetmen synim korupsionin e xhvatjen e bizneseve dhe xhepave te qytetareve! Prandaj duke e pare me idene e permiresimet te permbajtjes se ketije Projektligji verehet se kerkohet permiresimi i Shtyllave kryesore te marreveshjes te cilat jane:

-Harmonizimin gradual te legjislacionit dhe te standardeve ne fushen e sigurise se produkteve ushqimore dhe joushqimore, shendetit te bimeve dhe te kafsheve me interes te ndersjelle

-Shkembimin e informacionit, te dokumentacionit dhe nderveprimin e sistemeve elektronike te doganave

-Harmonizimin dhe thjeshtezimin e procedurave te transitit, zhvillimin/permiresimin e sistemit te deklarimit ne dogane

-Shkembimi ne kohe reale i informacionit policor ndermjet paleve per te bere te mundur zbulimin e kapjen e rasteve te kondrabandes se mallerave apo te evazionit fiskal nga subjekte apo personat te ndryshe dhe vendosjen e tyre perpara ligjit te vendit respektiv ku kryhet kjo veper penale.

Ne marreveshje nuk jane vleresuar efektet financiare, pasi sic shprehen palet, nevojat financiare (korente dhe kapitale) do te mund te vleresohen ne te ardhmen.

Ashtu siç e theksova edhe me lart çdo lehtesim i procedurave doganore midis Shqiperise dhe Kosoves eshte mese i mirepritur, baze per kete do te sherbejne edhe paraqitja nga ana e institucioneve te qeverise duke i evidentiar edhe keto te dhena si:

-Sa biznese shqiptare dhe kosovare preken nga kjo iniciative e perbashket e dy vendeve tona?

-Sa kohe do te kursehet nga bizneset gjate kryerjes se procedurave?

-Sa pika doganore parashikohen dhe ku cilat do te jene ato?

-Sa staf mendohet qe do te duhen per te permbushur qellimet e marreveshjes?

-A jane marre mendimet e Dhomave te Tregetise te dy vendeve?

-Sa eshte koha e parashikuar per njohjen e leje/licencave/etj te leshuara nga pala tjeter dhe a ka nje kalendar te rakorduar midis paleve per harmonizimin e plote te legjislacionit?

Pra shqetesimi im qendron tek ajo qe keto marreveshje te mos mbeten vetem ne leter si dhe pjese e progandes qeveritare por te pasohet me akte e udhezime te perbashketa te pregatitur nga ekspetet me te mire te dy administratave doganore te vendeve respektive per ta bere sa me efektive e te zbatueshme kete marreveshje!

-Nisur nga gjendja e varferise qe kane banoret e Tropojes, Hasit e Kukesit e cila ne keto 8-9 viteve te qeverisjes tuaj kjo vetem eshte shtuar dhe te vetemen rruge shpetimi keta banore shofin emigracionin rrugeve te Europes e Amerikes, por kjo nuk eshte zgjidhja prandaj per tu ardhur ne ndihem sado pak ketyre banoreve duke qene se kane pika kalimi kufitar e doganore ne secilin rreth respektivisht

ajo e Qafe Morines ne Tropoje, Qafe Prushit ne Has , Morines e Shishtavecit ne Kukes, si perfaqesues ne kete paralament i ketyre banoreve i sugjeroje kesaj qeverie si me poshte:

  1. Rritjen e kufirit te patatueshem per mallrat personale, jo per qellime tregtare nga 30 mije leke ne 50 mije leke, pra te kene mundesi qe te furnizohen me disa produkte per familjet e tyre duke i blere me nje çmim shume te lire ne Kosove te disa mallrave te konsumit te perditeshem si speca, miell, produkte mishi, e ushqime per bagetine(bare i thate e hime).
  2. Perpilimin e nje deklarate te thjeshte vetem me nr e ID kartes, pa detyrim pagese per mallrat e blera ne territorin e Kosoves, gje e cila do te shmangte veprimet abuzive e korruptive te personelit policor e doganor respektiv.
  3. Mjetet personale te lejohet te kryejne, pa detyrim pagese tarifash tregtare, transport mallrash personale.

-Per Tropojen te hartohet nje marreveshje ndermjet dy qeverive qe kontrollin teknik te automjeteve qytetaret ta kryejne ne Gjakove pasi distanca mes dy bashkive eshte shume e shkurter e qytetaret e Tropojes mos te bejne mbi 200 km vajtje e ardhje ne Kukes duke pritur me ore te tera ne rradhe per te kryer kete sherbim ku perveç lodhjes nga rruga e gjate atije i duhet te perballet ne te shumten e rasteve edhe me veprimet korruptive te personelit, nderkohe qe me nje marreveshje mes dy qeverive mund tju zgjidhet ky shqetesim i kthyer ne gangrene per qytetaret e tropojes!

  1. Te tilla mallra ndalohet te hidhen ne treg persa kohe kane perfituar nga regjimi i perjashtimit, ne se konstatohen se keto perdoren per tregeti do te penalizohen me gjobe!
  2. Kosova te aplikoje 0% tvsh direkt te shitesit dhe jo skeme me vat refund ne kufi.
  3. Qeveria e Kosoves te studioje perdorimin e lekut si mjet kembimi nga bleresit shqiptare te mallrave ne Gjakove, Prizren, Deçan, Peje.
  4. Te fillohet me individet qe blejne per nevojat e tyre dhe dalengadale te kalohet me te njejtat rregulla edhe per te vetepunesuarit ne biznesin e vogel.
  5. Ne kete rast faturat e blerjes ne Kosove vlejne per justifikim shenzimesh ne Shqiperi.

*Keto problematika duhet te ndiqen nga Sekretariati i perbashket i ngritur vitin e kaluar ne mbledhjen e dy qeverive tona!

Keto propozime mendoje se do te rezultonin efektive per banoret e ketyre rretheve nisur eshe nga distanca e madhe qe kane me Tiranen, Durresin,Lushnjen apo rrethet e tjera si Shkodera e Lezha ku zakonisht furnizohen pikat e tregetise me shumice dhe kostoja e ketyre mallerave eshte shume me larte se sa ajo e mallarave te furnizuara nga Kosova!

Kriza e rritjes se çmimeve te karburantit dhe produkteve baze te shportes per keta banore te cilet jane te harruar nga kjo qeveri jane nje barre e shtuar mbi kurrizin e tyre te kerrusur nga varferia e ketyre viteve te keq qeverisjes tuaj si shenje e hakmarrjes politike ndaj tyre per arsyen e vetme se nuk ju kane votuar!

Ky diferencim evidentohet ne shperndarjen e fondeve e investimeve ne kete qark te cilat jane krejt minore e te paperfilleshme duke i krahasuar me investimet e fondet e bera nga kjo qeveri ne zonat e tjera te vendit!

Paketa e ashtuquajtur nga KM e rezistences sociale nuk eshte asgje me teper vetem nje rreng per tjua hedhur gjasme si shpetim qytetareve te cilet vazhdojne prej dites te protestojne ne te gjitha rrethet e vendit per te drejtat bazike te tyre duke i akuzuar me epitete nga me te ndryshmet e si te shtyre nga ky apo ai person, duke mos dhene llogari e sqarime pse nuk ka vepruar me kohe per te qene nje qeveri e pergjegjesheme dhe si nje rregullator i tregut dhe mbrojtes i interesave te qytetareve te saj! Reagimi ne kohe do te shmangte abuzimet spekulative te tregetareve te lidhur me pushtetin! Keta qytetare po protestojne per buken e femijeve te tyre dhe nuk kane asnje lidhje as ruse apo kineze per veçse

halleve te mbijeteses se tyre siç po mundohemi ju dhe sherbetoret tuaj te zellshem duke e quajtur turp qe te protestosh per te drejtat baze siç eshte pamundesia e perballimit te gjendjes se krijuar nga kriza e keq qeverisja juaj! Sekseret e bizneseve e tregetise me serbine perpara se te dalin studiove per te mbrojtur qeverine dhe per ta etiketuar protesten si turp, tju kerkojë falje protestuesve të cilët protestesten e bëjnë per hallet dhe pamundesinë e ushqyerjes dhe mbijetesen familjeve te tyre!

Prandaj duhet dëgjuar zeri i qytetarëve e jo t’ju pergjigjeni me karshillëk, arrogancë dhe me dhunë policore

Faleminderit!

About Redaksia

Check Also

Absurdi me 2 TEC-et lundruese në Vlorë! Qeraja 3-fish më e lartë se blerja

Dy termocentralet lundruese që janë vendosur në zonën e Triportit në Vlorë, jo vetëm që …

Leave a Reply