Pse lufta?

Megjithëse nuk ka një mënyrë për ta eliminuar luftën nga horizonti njerëzor, megjithatë është dëshpëruese t’i dorëzohesh pashmangshmërisë të së keqes. Një analizë që niset nga letërkëmbimi i 1933 midis Sigmund Freud dhe Albert Einstein të titulluar pikërisht “Pse lufta?”.

Në 1932 Lidhja e Kombeve i dërgon Institutit Ndërkombëtar për Bashkëpunimin Intelektual një konfrontim të hapur eksponentëve më të rëndësishëm të botës kulturore të kohës: veç të tjerëve, marrin pjesë Johan Huizinga, Aldous Huxley, Julien Benda, Johan Bojer, Tsai Yuan Pei. Letërkëmbimi më i njohur është ai botuar një vit më pas me titullin Pse lufta? midis Sigmund Freud dhe Albert Einstein.

Freud ishte shprehur tashmë në dhjetorin e 1914 në një letër për hollandezin Van Eeden, në të cilën kishte ritheksuar sesi psikanaliza kishte arritur në konkluzionin se “impulset primitive, të egra dhe të këqija të njerëzimit nuk janl zhdukur, por vazhdojnë të ekzistojnë, megjithëse në gjendje të shtypur, në vetëdijet e individëve”, të gatshme që të rishfaqen në rastin më të parë. Intelekti ynë, vazhdonte ai, është i dobët, i lëkundur dhe instrument i emocioneve tona dhe vetë ne jemi të detyruar të veprojmë “me inteligjencë ose me budallallëk”, sipas dëshirës dhe të rezistencave të brendshme. Dhe ja “mizoritë dhe padrejtësitë, për të cilat bëhen përgjegjës vendet më civile, keqbesimi me të cilën ato gjykojnë gënjeshtrat e tyre, armiqësitë e veta dhe ato të armiqve të tyre” dhe pamundësia për të gjithë për të pasur një gjykim të qetë dhe vërtet të lirë.

Që forca pulsionale i lëvizin individët tek lufta pranohej edhe nga intelektualë të tjerë pjesëmarrës në konfrontim. Johan Bojer shkruante se luftën në na e dërgojnë forca të jashtme ndaj njerëzve: jo, ajo është e njerëzve. Sepse kaosi është në shpirtin e secilit. “Rrëfejmë humanizëm dhe adhurojmë forcën bruto. Duam vëllezërit tanë dhe i urrejmë. Jemi gati të ndërtojmë, por pëlqejmë të shkatërrojmë”. Dhe Aldous Huxley theksonte se paqja ndërkombëtare ishte një çështje psikologjie individuale, nga momenti që shkaqet e luftës në thelb qëndrojnë në jetën emotive të individit.

Tek Zhgënjimi i luftës Freud stigmatizon shpërthimin e luftës, më të përgjakshme të çdo konflikti të së kaluarës për shkak të perfeksionimit të armëve, dhe shkruan se të dy faktet kanë ngjallur zhgënjimin e tij,  moralitetin e palët nga jashtë të këtyre shteteve që nga brenda shtiren si gardianë të normave morale dhe brutalitetin e sjelljes së individëve të veçantë. Ka një numër gjithnjë e më të madh njerëzish që pranojnë me hipokrizi qytetërimin sesa jo individësh vërtet civilë, konkludonte: nuk kishte parë akoma, as nuk do të shikonte kurrë shpalosjen e mizorisë në Luftën e Dytë Botërore, megjithëse t’i njihte, duke qenë i vdekur në shtatorin e 1939, atë që nazistët kishin kryer tashmë në zemrën e Europës shumë civile.

Kur më 1932 e fton të konfrontohet me të, pyetja që Ajnshtajni i bën është: ka një mënyrë për t’i çliruar njerëzit nga fataliteti i luftës? Dhe si është e mundur që një minorancë e interesuar vet, të pasurohet dhe që sheh tek lufta rastin për të promovuar interesat e saj arrin ta nënshtrojë masën e popullit, që nga një luftë ka vetëm të vuajë dhe të humbasë? Natyrisht, nënvizon shkencëtari, ajo ka disa instrumenta të fortë si shtypi, shkolla dhe organizatat religjioze dhe, pavarësisht, mbetet pikëpyetja sesi populli e lë veten ta marrë flaka deri në sakrifikimin e vetes. Një përgjigje është se njeri e ka brenda vetes kënaqësinë e të urryerit dhe të shkatërrimit që mbetet latente në kushte normaliteti dhe që shfaqet në situata të jashtëzakonshme: në këtë pikë do të ishte e mundur të drejtohej evolucioni psikik në mëynrë që t’i bënte njerëzit të aftë që t’u rezistonin këtyre shtytjeve?

Ajnshtajni e paraprin edhe pozicionin e tij personal, duke uruar që shtetet të krijojnë një autoritet legjislativ he gjyqësor me mandatin që të kompozojë konfliktet që lindin midis tyre. natyrisht që një organizatë e tillë ndërkombëtare do të kishte efikasitet vetëm në masën në të cilën do të kishte pushtetin efektin e imponimit të respektimit të ligjeve të saj dhe kjo do të implikonte që çdo shtet i veçantë të hiqte dorë nga një pjesë e lirisë së tij të veprimit, domethënë të sovranitetit të tij. Gjë që është problemi i çdo organizmi të kësaj natyre, siç kemi asistuar edhe ne në këto vite sovraniteti të ekzagjeruar.

Përgjigja e Freud e rimerr kritikën nga organizata si Lidhja e Kombeve që nuk e disponojnë një forcë të tyren pikërisht sepse projekti wilsonian ka qenë një tentativë kurajoze për të fituar autoritet nëpërmjet apelit të parimeve ideale. Për sa i përket shtytjeve në bazën e qasjeve konfliktuale të qenies njerëzore, ato janë vetëm të dy llojeve: “ato që tentojnë të ruajnë e të bashkojnë – nga në të quajtura si erotike (saktësisht në kuptimin e Erosit tek Simpoziumi i Platonit), ashtu edhe seksuale, duke e shtrirë qëllimisht konceptin popullor të seksualitetit – dhe atyre që tentojnë ta shkatërrojnë; këto të fundin i kuptojmë të gjitha në denominimin e pulsionit agresiv apo shkatërrimtar”. Të dyja janë të pranishme dhe të domosdoshme pasi jeta bazohet në konkursin dhe kontrastin e tyre. Pulsionet erotike përfaqësojnë përpjekjet drejt jetës, ato të vdekjes shkatërrimin drejt nesh dhe nga jashtë. Nuk ka shpresë në shtypjen e tendencave agresive të njerëzve: mund të jenë vetëm të devijuara në mënyrë që të mos çojnë tek lufta. Mund të kërkohet të krijohen lidhje emotive, solidariteti midis njerlzve për t’u penguar deflagracionin, por është e vështirë të sigurohen. Zgjidhja e vetme do të ishte të nënshtroheshin arësyes këto pulsione, do të ishte të forcohej intelekti, sidomos të kihet një qëndrim më civil dhe të konsiderohet frika e justifikuar e efekteve të një lufte të ardhshme.

Lidhur me nevojën për ta tejkaluar optikën egoiste dhe nacionaliste qenë pigmentuar tashmë intelekte të tjera: vetë Erazmusi i Roterdamit, i trazuar nga konfliktet që midis shekullit të XV dhe të XVI përgjakën Europën, bën tek Querela pacis, Paqen protagoniste të një ankese që është edhe një denoncim kundër të fuqishmëve të botës (princa, mbretër, papë) që në vend të mendojnë për të mirën e nënshtetasve, mbjellin urrejtje dhe shkatërrim. Nuk ekzistojnë luftëra të drejta: çdo luftë përfshin dhe vret ata popuj që nuk kanë zgjedhje, por që i pësojnë peshën vdekatare. “Asnjë paqe nuk është aq e padrejtë sa të mos jetë e preferueshme nga më e drejta e luftërave” e kur fitohet “dëmi e tejkalon gjithmonë fitimin”, ndërsa edhe kush mban fitoren qan. Popujt ndërtojnë qytetet, princat, për etjen e tyre për pushte, i shkatërrojnë. U duhet rezistuar tundimeve nacionaliste që ndajnë popujt, duke synuar mbi solidaritetin, fiksuar rregullat për suksesionet brenda shteteve.

Por është zëri i Kant, “Moisiut të kombit tonë”, siç e quajti Hӧrderlin, ai që bën të ndjehet me autoritet nëpërmjet ideve të tij të ekspozuara në artikullin Për paqen e përjetshme që e shkruan më 1795, në një periudhë ku ishte e gëluar nga konfliktet. Këtu, si Nen të 1 për paqen e përjetshme, “Në çdo shtet kushtetuta civile duhet të jetë republikane”, projekton një republikë, pasi prej të gjitha qeverive është më e mira për paqen e për lirinë dhe tregon në një federatë popujsh mjetin e vetëm për të zëvendësuar, me një rend juridik, gjendjen e paqes me gjendjen e luftës. “Nëse për të vendosur “nëse duhet të jetë apo jo lufta” kërkohet konsensusi i qytetarëve, atëhere gjëja më natyrale është se, duke ju dashur të vendosin t’i pësojnë vetë ata të gjitha katastrofat e luftës (të luftojnë personalisht; të paguajnë me xhepin e tyre kostot e luftës; të riparojnë me mundim të madh gërmadhat që lë pas vetes dhe, për hir të katastrofave, ende një tjetër që e bën të hidhur paqen, ngarkimin me borxhe që për shkak të luftërave të reja të afërta nuk do të zhduken kurrë), do ta pasqyrojnë shumë më parë nisjen e një loje kaq të shëmtuar”.

Në një kushtetutë ku nënshtetasit nuk janë qytetarë – domethënë në një kushtetutë jorepublikane – në vend që bërja e luftës është gjëja më e lehtë e botës, pasi që sovrani nuk është një anëtar i shtetit, por i është pronari dhe mund të vendosë me qejfin e tij luftën pa ju dashur t’i jap llogari kurrkujt dhe duke ia besuar trupit diplomatik detyrën për ta justifikuar. Është rasti i diktatorëve të shumtë të epokës bashkëkohore dhe, megjithatë pacifizmi juridik i Kant, siç del nga Neni 2: “E drejta ndërkombëtare duhet të mbështetet mbi një federalizën shtetesh të lira”, nuk e fsheh faktin që nuk është e mjaftueshme që shtetet të bëhen të gjithë republikanë: është e domosdoshme “një aleancë kundër luftës së përhershme dhe gjithnjë e më të shtrirë, që mund të përmbajë përroin e tendencave armiqësore dhe jorespektuese të çdo të drejte, por në rrezikun konstant që ky përrua të forcohet”.

Ajo që Kanti sugjeron është sigurisht utopike, pasi e prirur të realizojë fundin e të gjitha luftërave e përgjithmonë dhe e dimë sesa herë kjo është shkelur, por njëherazi është e rëndësishme si “ideal rregullues” tek i cili njerëzimi duhet të tentojë.

Do të duhej një federatë paqeje, jo një traktat paqeje (që bëhet gjithmonë pas një lufte), pasi e para do t’i jepte fund jo një lufte, por të gjitha luftërave. Një federatë e tillë nuk propozon ndërtimin e një fuqie politike, por lirinë dhe ruajtjen e një shteti dhe njëkohësisht të shteteve të tjera të federuara, pa këta që t’ju nënshtrohen ligjeve publike dhe kufizimit të ushtruar prej tyre. Kështu që është e nevojshme që shtetet ta tejkalojnë formën e shtetit kombëtar dhe ta transferojnë sovranitetin e tyre tek një organizëm mbikombëtar, në të njëjtën mëynrë me të cilën njerëzit kanë dalë nga gjendja natyrale duke ja deleguar një pushteti tjetër atë të sigurimit të paqes. Si theksohet në Nenin e 3, “E drejta kozmopolitiane duhet të jetë e kufizuar në kushtet e mikpritjes universale”, duhet maturuar një vetëdije e përbashkët përkatësie: “Këtu, ashtu si në nenet e mëparshme, nuk është në diskutim filantropia, por e drejta dhe atëhere mikpritja nënkupton të drejtën që një i huaj ka të mos trajtohet si një armik për shkak të shkuarjes në tokën e tjetrit. Nuk bëhet fjalë për një të drejtë mikpritjeje, por për një të drejtë vizite, që u takon të gjithë njerëzve, për shkak të së drejtës së pronësisë së përbashkët të sipërfaqes tokësore, të asaj që është shtëpia e përbashkët.

Kundër konceptimit hegelian të luftës si një e keqe e domosdoshme, si aksioni që u mundëson erërave të flakin tej qelbësirllëkun apo një zjarr rigjenerues që shkatërron dhe pastron apo si “higjena e vetme e botës” me kujtesë marinetiane, deri shpërthim kreativiteti dhe naiviteti, për të cilat nuk ka bukuri përveçse në luftë, shfaqet në të gjithë dramacitetin e tyre kostoja e jetëve njerëzore të ‘900, gërmadhat që kanë lënë bombardimet dhe sulmet, por edhe vetëdija e hidhur se ndoshta është diçka e paheqshme nga shoqëria njerëzore. Pas ’45 nuk ka parë fundin e konflikteve që kanë vazhduar në pjesë të tjera të botës, pandalshëm.

Kur Picasso, përveç manifestit të njohur antiluftë të Guernica, pikturoi më 1951 Masakrën në Kore, në të cilën paraqet ushtarët amerikanë që po vrasin gra dhe fëmijë, të zhveshur nga shpirti i tyre dhe me armaturat e fothta dhe metalike teksa qëllojnë krijesa të huamnizuara në ekspozimin e tyre të mizorisë, i jep një konceptualizimin ikonik të kuptimit të një lufte: kundërvë humanizmin dhe dishumanizmin, Erosin dhe Thanatosin. Në një moment historik ku edhe Lufta e Dytë Botërore bënte të ndjeheshin plagët e kafshimit të saj.

Megjithëse nuk ka një mënyrë për ta eliminuar luftën nga horizonti njerëzor, megjithatë është dëshpëruese t’i dorëzohesh pashmangshmërisë të së keqes, përballë të cilës kemi detyrimin moral, siç ka shkruar John Erskine, e të qenit inteligjentë dhe të mos reshtim së përdoruri në raportet midis individëve, ashtu si në kontekstin ndërkombëtar, atë që për Kant mbetet e mira më e lartë mbi Tokë, arësyeja, guri i vetëm e krahasimit të së vërtetës.

(nga MicroMega)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Mesazhi prekës i vajzës së Vilson Blloshimit në 47-vjetorin e ekzekutimit të poetëve

Eni Blloshmi Përkujtojmë VILSONIN dhe GENCIN. Të dashur miq, si sot, 47 vjet më parë, …

Leave a Reply