Baçi reagon për kufizimin e ujit: Bashkia e Fierit ka vite që ka degraduar në çdo drejtim!

Deputeti i PD, Luan Baçi i ftuar në Edicioni i Pasdites në SYRI TV me Armela Ferko, ka denoncuar skandalin e Bashkisë së Fierit e cila deklaroi se ‘do kufizojmë furnizimin me ujë, për të kursyer energjinë elektrike’.

Baçi theksoi se, i gjithë qyteti i Fierit nuk ka ujë 24 orë ashtu siç propagandohet nga drejtuesit e bashkisë dhe se përdorimi i pompave nga qytetarët është i domosdoshëm pasi në katet e larta të pallateve, uji nuk shkon edhe në momentin që ka furnizim sipas orarit.

Deputeti ka hedhur akuza në drejtim të drejtuesve të Bashkisë Fier që sipas tij, janë qesharakë, të papërgjegjshëm dhe të degraduar në politikat e tyre për të mirëadministruar qytetarët e vetë.

Baçi: Situatë më qesharake vështirë se mund të gjesh, drejtues më të papërgjeshëm kudo ti kërkosh vështirë se mund ti gjesh, Bashkia e Fierit ka vite tashmë që ka degraduar përfundimishtë në të gjitha politikat që mund të mirëadministrojë qytetarët e vetë.

Statusi i tyre në Facebook ishte një turp i vërtetë pavarësisht reagimit të tyrë të mëvonshme pasi reaguan qyetetarët mediat portale nga më të ndryshmet, është për të ardhur keq dhe dua ti kujtojë këtyre drejtuesve të Bashkisë së Fierit se vite më parë është bërë një ivenstim me miliona euro për ujëssjellsin e Fierit madje ka pasur deklarata premtime se u zgjidh përfundimisht problematika e e ujit të pishëm, se ujë do të ketë 24 orë.

Madje banorët kanë paguar vetë nga ana e tyre sepse firma që bëri këtë investim e çoi tubacionin e ujit deri në hyrje të pallatit dhe nuk e bënin lidhjen deri te familja, por ishin të detyruar familjarët që të blenin tubacionet dhe bënin lidhjen e ujit deri në banesë.

Pra ky ishte një problem më vete pasi disa instalime janë të lidhura me instalimet e vjetra të qytetarët janë jashtë shtetit dhe ka problematika dhe defekte nga më të ndryshmet.

Ka zona që vuajnë problemin e ujit të pijshëm dhe në Fier nuk ka ujë 24 orë pasi në çdo banesë të shkosh do të gjesh pompa nga më të ndryshmet.

Çuditshëm një njoftim i tillë është sa qesharak dhe i turpshëm i papërgjegjeshëm kur dalin dhe thonë që ne për të kursyer energji elektrike do të ndërpresim ujin. Orari i ujit lidhet se të gjithë e marin ujin me pompë dhe kjo harxhon energji elektrike. Kjo i nxjerr blof dhe tregon të kundërtën që tregon se furnizimi me pompë tregon se nuk ka furnizim normal me ujë në çezmat e qytetarëve.

Vetëm pompat punojnë dhe po të mos kenë pompa qytetarët e kateve të larta nuk kanë ujë.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply