Ndryshimet statusore të 17 korrikut, Ristani: Gjykata vndim mëse normal!

Anëtari i Komisioni të Rithemelimit të PD, Arben Ristani ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës për të miratuar ndryshimet e statusore të 17 korrikut 2021.

Reagimi i Arben Ristanit

Gjykata e Tiranës, në një shqyrtim rutinë, normal, të kërkesës së Luzim Bashës, ka lejuar regjistrimin, në regjistrin e partive politike, të ndryshimeve qe PD, i ka bërë statutit të saj në korrik 2021.

Vendim mëse normal, duke patur parasysh, se përmbajtja e vendimit të Kuvendit të demokratëve në korrik 2021, ishte sipas Kushtetutës së Shqipërisë dhe sipas procedurave të ligjit për partitë politike dhe procedurave statusore të PD.

Ndërkohë presin radhën, po në këtë gjykatë, për tu shqyrtuar dhe regjistruar, edhe ndryshimet e tjera që i janë bërë më pas, statutit të PD, ndryshime të cilat, janë edhe ato në bazë të Kushtetutës, ligjit dhe statutit te PD.

E vetmja gjë që tërheq vëmendjen në këtë rast, është shkelja e ligjit nga gjykata për mos shqyrtimin e këtyre kërkesave, brenda afatit 30 ditor që kërkon ligji.

S’mund të mos bjerë në sy dhe ngazëllimi i Bashës që ta paraqesë faktin, si fitore e njeriut që vetëm fiton, pa njohur humbje, si dhe kënaqësia që ndjen, kur sheh se në regjistrin e partive politike, ai figuron ende kryetar i PD, sipas statutit të korrikut 2021.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply