Berisha-ambasadës ruse: Ja çfarë më ofroi Gazprom! Bëtë gjithçka që TAP të mos bëhej dhe dështuat!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas akuzave të ambasadës ruse në Tiranë, lidhur me deklaratat e një dite më parë se, Gazprom i kishte bërë ofertë korruptive për të sabotuar ndërtimin e TAP.

Berisha i quan akuzat e ambasadës ruse provokative të stilit sovjetik të përfaqësuesve të diktatorit Putin dhe tregon ofertën që i ka bërë kompania ruse e energjetikës, Gazprom, për një projekt gazsjellësi që anashkalonte Shqipërinë.

Në këmbim të kësaj, sqaron Berisha, përfaqësuesit e Gazprom premtuan ndërtimin e një gazsjellësi Igumenicë-Vlorë me shtrirje deri në Shkodër; investimin prej 4.1 miliardë dollarë në termocentrale të mëdha gazi në Seman.

Reagimi i ish-Kryeministrit Berisha

Njoftim për shtyp
Lidhur me deklaraten time te djeshme per perpjekjet korruptive te Gaspromit prane meje per te sabotuar TAP, ambasada ruse ne Tirane ka reaguar sot duke pyetur: Sa leke kerkoi zoti Berisha qe Gazpromi nuk i mblodhi dot?

Lidhur me kete reagim, tipik provokativ te stilit sovjetik te perfaqesuesve te diktatorit Putin, sqaroj publikun sa vijon!

1-Gazprom dhe qeveria ruse bene çfare kishin ne dore dhe perdoren te gjitha linjat korruptive te gazit te tyre per te bllokuar projektin e TAP.

2- Ne javen e pare te gushtit te vitit 2011 nje mik i imi biznesmen i njohur turk me solli nga presidenti i Gazprom mesazhin qe vijon:

“ne rast se une do te hiqja dore nga projekti i TAP-it dhe te mbeshtesja projektin ITGI, i cili anashkalonte Shqiperine dhe kalonte ne trajektoren Turqi- Greqi-Itali dhe qe furnizohej kryesisht me gaz rus por dhe azer pala ruse ofronte:

-ndertimin e nje gazsjellesi Igumenice-Vlore me mundesi shtrirje edhe deri ne Shkoder.

-Investimin prej 4.1 miliarde dollare ne termocentrale te medha gazi ne Seman.

-Keto do vendoseshin ne nje takim qe do zhvillohej midis meje dhe presidentit te Gazpromit.

Oferta u refuzua prereaz per arsye politike nga ana ime. Nuk pranova investimet e Gazprom se besoja, dhe koha me dha te drejte, se ato nuk ishin ne interes te vendit tim.

Ju bete gjithshka qe TAP te mos behej dhe deshtuat! sb

About Redaksia

Check Also

Investigimi/ Trafik kokaine me taksitë në Tiranë, pamje e prova, por policia hesht

Me shprehjen “e dinim” që nën zë e qarkullojnë këto ditë ata që duhet të …

Leave a Reply