Në Maqedoni nga sot produktet ushqimore do të blihen pa TVSH, në Shqipëri është 20 përqind

Në Maqedoni produktet ushqimore nga sot do të blihen pa TVSH.

Sipas vendimit të qeverisë, qytetarët nuk duhet të paguajnë TVSH për bukën e bardhë, sheqerin, miellin tip 400, vajin e lulediellit, qumështin me yndyrë 2 %, 3,2 % dhe 3,5 %, mishin, orizin dhe vezët e freskëta.

Lista e ushqimeve që do blihen pa TVSH

Bukë
Sheqer i bardhë
Miell tip 400
Vaj luledielli
Qumësht me yndyrë 2%, 3,2% dhe 3,5%
Mish
Oriz
Vezë

Për këto produkte ushqimore TVSH-ja më parë ishte 5%. Masa me TVSH zero – do të vlejë deri më 31 maj ndërsa Qeveria pret që me uljen të bëjë presion në rënien e çmimeve të këtyre produkteve, informon Alsat.

Në Shqipëri TVSH e produkteve të shportës është 20%.

About Redaksia

Check Also

Reagimi i SHBA/ “Populli shqiptar meriton liri, qeveria jo dhunë ndaj protestuesve”

Reagimi i pare nga Washingtoni nga Kryetari i Komisionit të Helsinkit në Kongresin amerian, kongresmeni …

Leave a Reply