Berisha: Pasuritë e mëdha janë kthyer në plaçkë e grupeve mafioze! Rama si Lukashenko!

Ish-Kryeministri Berisha flet për rritjen e çmimeve, protestave si edhe komenton masat e marra nga qeveria. Në emisionin ‘Kjo Javë’ me gazetaren Nisida Tufa, gjatë kësaj interviste ish-kryeministri tha se qeveria nuk ka bërë aq sa duhet për të mbështetur qytetarët.

“Pasuritë e mëdha janë kthyer në plaçkë personale e grupeve mafioze që kanë gjithçka parasysh por vetëm interesin e konsumatorit jo”, tha Berisha.

I pyetur për protestat, Berisha tha se, i konsideron ato legjitime, duke theksuar se protestuesit janë në të drejtën e tyre, ndërsa rreth akuzave se ai është organizatori, Berisha tha se kjo është e pavërtetë.

Protestat të organizuara nga Berisha?

Berisha: I mbështes protestuesit e konsideroj legjitime, por nuk jemi organizatore, jemi force politike serioze. Nëse ne vendosim t’i organizojmë nuk i marrin leje kurrkujt. Akuzat që bën Rama mund t’i bëjë vetëm Lukashenko. Sot protestuesit kërkojnë mburojë për qytetarët.

Numër i ulët i pjesëmarrësve në ditën e 8?

Berisha: Protesta ka tundi themelet e narkoshtetit. Çdo protestë ka ngritjet dhe uljet e saj, por sot ishte e admirueshme dhe vendimi për të sakrifikuar dhe për të qëndruar para Kryeministrisë. Ata po e bëjnë për qindra mijëra shqiptarë që janë të pambrojtur në këtë shtet. Merr vetëm deklaratat e ministrave në këtë krizë, se 140 euro mjaftojnë për të mos qenë të varfër, të gjitha këto dëshmojnë se janë të shkëputur nga realiteti dhe jetojnë në një luks të papërmbajtur.

About Redaksia

Check Also

Tre orë në pyetje nga FBI, çfarë fsheh Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë për mediat në …

Leave a Reply