Policia rrëmben protestuesit para Kryeministrisë: Poshtë Diktatura! Edi Rama ka mbaru, ka mbaru!

Qindra forca policore rrëmbejnë me dhunë protesdtuesit që ndodheshin në Bulevard para godinës së Kryeministrisë dhe i nxjerr në trotuar. Protestuesit kanë shpërthyer në revoltë me thirrjet poshtë diktatura. Policët që kanë mbuluar fyturën me maskë kanë ushtruar dhunë ndaj protestuesve të cilët ukanë kërkuar atyre që të bëjnë detyrën dhe jo të dhunojnë qytetarët që protestojnë paqësisht.

Rama ka urdhëruar policinë që të ndërhyjë për të larguar protestuesit në momentin kur një pjesë e tyre ishin larguar drejt banesave për të marrë ushqime pasi do të kalojnë natën jashtë duke protestuar para Kryeministrisë.

Protestuasit kanë shpërthyer në brohoritje “Edi Rama ka mbaru, ka mbaru”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhëtarëve”!

Ndërsa protestuan paralajmëruan se tashmë do të qëndrojnë 24 orë para Kryeministrisë, për të marrë vëmendjen e plotë të qeverisë, në mënyrë që ajo të ndërhyjë në uljen e çmimeve, policia ka ndërhyrë me dhunë.

Aktualisht disa prej tyre kanë qëndruar para Kryeministrisë, ndërsa mes tyre dhe policinë ka pasur përplasje, gjatë tentativave të policisë për t’i shpërndarë. “O plehra, plehra jeni. Njerëz pa shtyllë kurrizore”, janë shprehur të tensionuar protestuesit.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply