Protestuesit-Ramës: Mos bëj antimitingje me fermerë, por mësoji Zahos nga vjen qumështi

Problemin e fshatit e ka ngritur me forcë një protestues që mbajti fjalën e radhës sot, nisur nga fakti se në momentin e protestës Kryeministri Rama ishte shtruar në një bashkëbisedim me fermerë. Ai ishte kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit, Ervin Resuli.

Resuli gjatë fjalës së tij tha: “Sot fshati nuk ka bujq, por bujkrobër! Sot fshatit i është larguar pjesa vitale, rinia. Sot në fshat për zhvillimin e bujqësisë mundohen të vjetrit

Zoti kryeministër, jepi mundësinë Zahos të kuptojë se mishi, veza, qumështi nuk vijnë nga supermarketi, por prodhohen në fshat. Se buka prodhohet në fshat.

Mos bëj antimitingje me fermerët se ata e dinë mirë se sa para i subvencionon.

Fermerët kanë ndenjur këtu, nuk lëvizin. Ata zgjodhën t’i shërbejnë tokës dhe bagëtive, nuk zgjodhën të hapin lokal apo të bëhen hajdutë, por t’i shërbejnë popullit. Të gjithë të bashkuar pra!”

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply