Protestuesit para Kryeministrisë: “Boll na vodhët”! “Ky nuk është sheshi i turpit, por i nderit”!

Me parullat e mëdha “Boll na vodhët” dhe “Mos e braktisni Shqipërinë” protestuesit vijojnë protestën para Kryeministrisë. Fillimisht ata nisën marshimin nga sheshin “Skënderbej” në Tiranë për të vazhduar drejt Kryeministrisë.

Tambure dhe fishkëllima bilbilash dëgjohen në qëndër të Tiranës, ndërkohë që në radhët e para të protestës shihen jo vetëm të rinjtë, por kryesisht pensionistë.

Kryeministri Edi Rama së bashku me dy nga ministret, të Financave Delina Ibrahimaj dhe të Sipërmarrjes, Edona Bilali ishte mes të shënjestruarve në pankartat e protestuesve që u tubuan përpara selisë së qeverisë ditën e sotme në organizimin e dytë kombëtar kundër rritjes së çmimeve.

Avokati Adriatik Lapaj ishte njëri protestuesit që mbajti një fjalim përpara Kryeministrisë duke kërkuar pezullimin e disa taksave dhe uljen e TVSH-së për produktet e shportës për të përballuar krizën me të cilën po ndeshen qytetarët pas nisjes së luftës në Ukrainës.

“Ky nuk është sheshi i turpit, por i nderit. Kjo është protestë e njerëzve të lirë, për dinjitetin, për nënat dhe baballarët e këtij vendi.

Ndalëm rritjen e çmimit të naftës. Ata munden më shumë, ndaj kurajo. Do ia dalim. Ne i detyruam të ngrenë bordin. Të ndalen shpenzimet e luksit” tha ai.

Kërkesat

Heqje e taksës së qarkullimit

Pezullimi i TVSH për shportën

Zgjerimi i skemës për fermerët

Paketa reale ndihme për pensionistët dhe të varfrit

Hetim të koncesioneve që ndikojnë të çmimet në treg

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply