Qytetarët kanë vendosur që të protestojnë 24 orë rresht. Njoftimin e bëri një nga organizatorët e kësaj proteste.
Sipas organizatorëve, kjo protestë do të vazhdojë për 24 orë, në pritje të plotësimit të 5 kushteve që janë bërë publike pak ditë më parë.
Kërkesat e protestuesve janë:
- Heqje e taksës së qarkullimit dhe pezullim i barrës fiskale mbi çmimin e karburantit.
- Pezullim i TVSH për produktet bazë të shportës.
- Zgjerim i skemës së kompensimit dhe mbështetjes për fermerët.
- Një paketë reale ndihme për pensionistët dhe familjet me ndihmë ekonomike për tejkalimin e krizës.
- Hetim dhe mbikëqyrje e e koncensioneve dhe operatorëve ekonomikë që ndikojnë arbitrarisht në çmimet në treg veçanërisht në sektorin e hidrokarbureve
Këto propozime, këto masa, mbështeten në tri shtylla kryesore:
Ulje e barrës fiskale dhe hetim – Mbikqyrje për mirëfunksionim të tregut – Mbështetje për biznesin dhe shtresat në nevojë.