Revolta/ “Ju na ‘pyesni’ për vajin e kanabisit, por neve na duhet transporti publik, zonja ministre”!

Një nga anëtaret e Grupit Iniciator të Protestës i bëri thirrje qytetarëve të shprehen se për çfarë janë pyetur ata deri më sot nga qeveria?!

“Na thonë se le të bisedojmë së bashku! – ironizoi protestuesja të ashtuquajturin këshillim Publik”. – Po nuk kanë pyetur për asgjë! Le të flasim thonë dhe na kanë pyetur vetëm për legalizimin e kanabisit!”

“Më duhet t’ju falenderoj të gjithëve që më ne fund, iu bëtë krah njeri tjetrit, se ne duhet të pranojmë që kemi një qeveri arrogante dhe kalojmë nga një qeveri më e korruptuar tek tjetra sepse e kemi lëshuar njeri-tjetrin.

Fitorja më e madhe këtë javë është se jemi bërë krah njeri-tjetrin.

Po unë dua t’i përgjigjem sot dy ministreshave (protestuesit reagojnë me yyyyyyyyy), se dua të bëj ca llogari me to.

Zonja Ibrahimaj tha se nuk je i varfër po more 130 euro!!!! ( dëgjohen thirrjet Tup! Turp! Turp!) ndërsa zonja Balluku vazhdon e insiston që ne të kursejmë duke marrë transportin urban dhe duke lënë makinat!

Le të flasim për këto të dyja, le të flasim!

Çfarë do të thotë të jesh njeri jo i varfër sipas standartit të ministres dhe të përdorësh transportin publik?!

Unë do të doja të isha një qytetare europiane normale, të ngrihesha në mëngjes dhe të merrja autobuzin që më vjen në kohë, që ecën me shpejtësi normale, më le në mes të qytetit ku marr metronë që për 5 minuta më çon në punë. Pa u ngjeshur si sardele, pa u stresuar, në kohë pa u vonuar për punë, pa humbur orë nga jeta jonë ditë për ditë.

Do të doja të isha një qytetar europian që të shkonte të punonte në një qytet tjetër, të merrja trenin për qejf një orë e gjysmë, çdo mëngjes dhe të lexoja në tren të dëgjoja muzikë, si zotëri, si zonjë të shkoja e palodhur ën punë.

Po çfarë ndodh kur përdor tranportin publik këtu?!

Nuk e di a i mjafton zonjës ministre që unë humbas mëngjes për mëngjes një orë apo një orë e gjysmë për të shkuar në punë, pa folur për kushtet. Se unë e urrej makinën, që jo vetëm thith naftë, por pëson difekt dhe ma mërzit dhe jetën.

A i mjafton kjo zonjës ministre?! Se ka një stendë atje tek sheshi: “Të dëgjojmë njeri tjetrin”!!! Po, e dëgjojmë! Për çfarë, për transportin? Jo, s’na ka pyetur njeri!

Për rrogat?! Jo, s’na ka pyetur njeri për hallet tona!

Na kanë pyetur a do të legalizojmë vajin e kanabisit! Na ka pyetur për një sërë çështjesh që nuk janë prioriteti ynë!

Të flasim për transportin publik zonja ministre, që është për turp! 20 vjet që nuk ndryshon.

Ndaj edhe nesër do të jemi dhe duhet të jemi në shesh që ajo të na dëgjojë!”

About Redaksia

Check Also

Berisha: Të betohemi ta nxjerrim Shqipërinë nga kthetrat e pengmarrësve, vendas e të huaj!

Kryetari i PD, Sali Berisha i bëri thirrje demokratëve dhe qytetarëve që të betohen për ta …

Leave a Reply