Qytetarët vendosin: Protestë 24 orëshe para Kryeministrisë!

Qytetarët kanë vendosur që të protestojnë 24 orë rresht. Njoftimin e bëri një nga organizatorët e kësaj proteste.

Sipas organizatorëve, kjo protestë do të vazhdojë për 24 orë, në pritje të plotësimit të 5 kushteve që janë bërë publike pak ditë më parë.

Kërkesat e protestuesve janë:

  1. Heqje e taksës së qarkullimit dhe pezullim i barrës fiskale mbi çmimin e karburantit.
  2. Pezullim i TVSH për produktet bazë të shportës.
  3. Zgjerim i skemës së kompensimit dhe mbështetjes për fermerët.
  4. Një paketë reale ndihme për pensionistët dhe familjet me ndihmë ekonomike për tejkalimin e krizës.
  5. Hetim dhe mbikëqyrje e e koncensioneve dhe operatorëve ekonomikë që ndikojnë arbitrarisht në çmimet në treg veçanërisht në sektorin e hidrokarbureve

Këto propozime, këto masa, mbështeten në tri shtylla kryesore:

Ulje e barrës fiskale dhe hetim – Mbikqyrje për mirëfunksionim të tregut – Mbështetje për biznesin dhe shtresat në nevojë.

About Redaksia

Check Also

Shakaja me inceneratorin e Elbasanit/ SPAK e arreston për 400 mijë lekë, le të lirë atë me 400 milionë euro!

SPAK arrestoi sot me një superoperacion administratorin e inceneratorit të Elbasanit pasi ai kishte bërë …

Leave a Reply