Shembet galeria, një minator humb jetën, dy të bllokuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Lajthizë, ku është shembur një galeri kromi.

Policia e Tropojës bën të ditur se ka humbur jetën një 41-vjeçar nga Tropoja me inicialet A. D. Ndërkaq, dy të tjerë kanë mbetur të bllokuar brenda galerisë.

Njoftimi i Policisë Tropojë/ Informacion paraprak

Më datë 19.03.2022, rreth orës 11:55,  në fshatin Lajthizë është shembur një galeri, ku për pasojë ka humbur jetën një shtetas A. D., 41 vjeç, banues në Tropojë dhe dyshohet se brenda saj janë  bllokuar dhe dy punonjës.

Grupi hetimore dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes, për t’ju ardhur në ndihmë personave të bllokuar.

About Redaksia

Check Also

Ikën Kasanof që mbulonte Shqipërinë në DASH, në vend të tiij diplomatja që flet shqip

Alexander “Sasha” Kasanof nuk do të jetë më zëvendësndihmës sekretar për Ballkanin Perëndimor. Kështu ka …

Leave a Reply