Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Lajthizë, ku është shembur një galeri kromi.
Policia e Tropojës bën të ditur se ka humbur jetën një 41-vjeçar nga Tropoja me inicialet A. D. Ndërkaq, dy të tjerë kanë mbetur të bllokuar brenda galerisë.
Njoftimi i Policisë Tropojë/ Informacion paraprak
Më datë 19.03.2022, rreth orës 11:55, në fshatin Lajthizë është shembur një galeri, ku për pasojë ka humbur jetën një shtetas A. D., 41 vjeç, banues në Tropojë dhe dyshohet se brenda saj janë bllokuar dhe dy punonjës.
Grupi hetimore dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes, për t’ju ardhur në ndihmë personave të bllokuar.