Kompania e Serbisë “Air Serbia” është duke vazhduar fluturimet me Rusinë. Përkundër lajmeve të rreme se fluturimet mes Serbisë dhe Rusisë janë ndërprerë, lajmeve të rreme për bombë në aeroplan dhe përkundër presionit dhe kritikave të mëdha ndërkombëtare ndaj Serbisë, fluturimet janë duke vazhduar.
Faqja Ukrainse “Lowcost UA” ka shkruar se, “Air Serbia “mbylli” faqen për ukrainasit dhe vazhdoi fluturimet drejt Rusisë.” Sipas saj “Situata me kompaninë ajrore serbe Air Serbia, e cila mbeti linja ajrore e fundit evropiane që fluturoi drejt Rusisë, është shumë demaskuar. Në hapësirën informative të Ukrainës dje u shfaqën lajmet për anulimin e fluturimeve të Air Serbia nga Beogradi në Moskë dhe “mbylljen e dritares drejt Europës. Por doli e kundërta. Serbët e kanë mbyllur faqen e tyre për përdoruesit nga Ukraina dhe tani kur shkoni në faqen zyrtare të linjës ajrore mund të shihni këtë”.
Përmes një hulumtimi të thjeshtë kjo faqe ka zbuluar të dhëna që dëshmojnë se fluturimet e “Air Serbia” me Rusinë janë duke vazhduar. “Duhet theksuar se deri më tani gjithçka ishte në rregull me faqen e internetit dhe biletat e serbëve për ukrainasit. Por nëse përdorni aplikacionin celular të linjës ajrore ose VPN për të hyrë në faqe, atëherë gjithçka bie në vend – në sistemin e rezervimit të linjës ajrore dhe ndarjet e disponueshme për rezervimin e biletave nga Beogradi në Moskë (Aeroporti Sheremetyevo) për mars, prill dhe muaj të tjerë. Gjithashtu, ju mund të shihni historinë e avionit YU-APL, i cili vazhdon të fluturojë në Rusi”.