“Foltorja” në Greqi/ Berisha: Edi Rama mbjell çdo minutë dëshpërim dhe zhgënjim!

Lideri Historik i PD, Sali Berisha zhvilloi sot “Foltoren” e radhës me shqiptarët e Greqisë. Në hyrje të fjalës së tij Berisha falenderoi demokratet dhe demokratët në Athinë dhe kudo që ndodhen në Greqi.

“Dua së pari të ju falenderoj ju demokrateve dhe demokratëve në Athinë dhe kudo që ndodhen sot në Greqi. Të shpreh mirënjohjen time për kontributin e jashtezakonshëm që ju keni dhenë dhe jepni në zhvillimin e Shqipërisë me atdhetarinë tuaj, përkushtimin tuaj, jeni shënderruar në një faktor të fuqishëm mbeshteteje dhe zhvillimi për vendin tonë, shoqërinë tonë.

Unë dua të falenderoj demokratët e Athinës, komisionin e rithemelimit të degës në Athinë dhe të gjithë ju që merrni pjesë në këtë foltore për punën e shkëlqyer që keni bërë.

Zhvillimet ne Shqipëri siç i keni ndjekur kanë qene dhe mbeten shumë problematike, Vendi qeveriset nga një qeveri e pëpërgjegjshme e cila në këto vitë njëlloj si në diktatura ja ka dalë të kthejë mbrapa kohën.

Shqipëri në 8 vitë nuk njohu progres në procesin e integrimit Europian.

Ne keto 8 vitë shqiptarët u varfëruan progresivisht.Nga një shoqëri me rrogat mesatare më të larta në rajon, sot kemi më të ultat në rajon.

Edi Rama mbjell çdo minutë, çdo orë, javë dhe muaj dëshpërim dhe zhgënjim. Ai vret shpresën e të rinjëve shqiptarë.

Në katër vitet e fundit janë larguar nga vendi 50 mijë qytetarë shqiptare. Zgjedhjet dhe vota e lirë janë përjashtuar nga Shqipëria”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply