Berisha, gati turin e ri të takimeve me demokratët për bashkimin

Deputeti i PD, anëtar i Komisioni të Rithemelimit, Flamur Noka, i ftuar në “5 Pyetjet nga Babaramo”, ka zbuluar se Sali Berisha do të ndërmarrë një tjetër tur nëpër Shqipëri, pasi e bëri këtë më herët me “Foltoren”.

Noka zbuloi se ky do të jetë “turi i bashkimit në bazë”. Ai theksoi se asnjë demokrat, veç të emëruarve, nuk do të qendrojë më me Bashën, por do të bashkohen me Komisionin e Rithemelimit.

“Do të shihni turin e bashkimit në bazë të Berishës. Veç të emëruarve, nuk ka demokrat që do të rrijë me “Bravën”. Dera është e hapur për të gjithë. Ka filluar procesi për këtë tur, duke krijuar një kohezion në bazë. Çdo demokrat është i ftuar t’i bashkëngjitet. Pas 6 marsit kanë filluar kryetarë degësh që kanë hapur dyert për Komisionin e Rithemelimin. Këta kryetarë degësh kanë qenë mbështetës të Bashës deri më 6 mars”, tha Noka.

About Redaksia

Check Also

“Rrihte Anetën, shkonte me hematoma në punë, në spital e shtroi Kristaqi…”, dëshmia

I ftuar në emisonin Çim Peka Live, në Syri TV, kryetari i Kuvendit Kombëtar të …

Leave a Reply