Gjata: Basha i shkarkuar në 11 dhjetor, dorëheqja mund të jetë një “litar i lënë jashtë”

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Çlirim Gjata i ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, ka komentuar dorëheqjen e Lulzim Bashës. Gjata ka theksuar se Basha duhet të kërkonte falje dhe një bashkim me Komisionin e Rithemelimit në funksion të bashkimit të PD-së.

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit ka hedhur dyshime se ky veprim i sotëm është edhe një litar i lënë jashtë nga ana e Bashës, gjë e cila nuk do kishte asnjë vlerë pasi ai është shkarkuar në 11 dhjetor.

Gjata: E para, qëndrimi zyrtar është shkatkimi në 11 dhejtor dhe ratifikimi në 18 dhjetor. U konfirmua në elektorat në 6 mars që ky nuk ishte më kryetar i PD-së.

E para duhet të kërkonte falje ndaj demokratëve të cilët e bënë kryetar dhe lanë kockat për të dhe ky ja shërbeu me dajak dhe gjak.

Nuk e di se çfarë ka ndodhur aty brenda me dyer të mbyllura dhe as 15 deputetë nuk kanë qënë aty brenda. Problemi është këtu nëse ky me atë dorëheqje do të lëjë litarin jashtë pra të bëjë zgjedhje vetëm brenda asaj partie dhe të zgjedhë një person tjetër.

Varianti tjetër do të ishte të thoshte që unë jap dorëheqjen dhe të ftonte Komisionin e Rithemelimit të shkonte në seli dhe të vazhdonte me bashkimin dhe riorganizimi të PD-së. Ne prandaj e kemi shtyrë pasi nesër do ishim në Kuvend.

Ne kemi dalë në deklaratë dhe nuk kemi përjashtuar asnjë përfshi edhe Bashën. Kurrë nuk do lejojmë terma ‘përjashtim përjet’ nga PD-ja.

Problemin e shoh që Basha me këtë veprim politik që bëri sot e mbylli përfundimisht dhe i hapi derën PD-së për bashkim? Nëse ky e ka bërë këtë veprim për ti hedhur hi syve për të mbuluar atë që nuk mbulohet gjoja për të filluar një proces surrogato hipokrit gjoja zgjedhjesh pra unë kam frikën e një litari përjashta. Deri sa të sqarohet situata ai është i shkarkuar në Kuvendin e 11 dhejtorit dhe i ratifikuar në 18 dhjetor.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply