Pollo: Lojrat me “hapa pas” e me “dorëheqje me kushte” janë refuzim i parimeve demokratike

Ish-deputeti i PD, Genc Pollo ka reaguar pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga Partia Demokratike. Pollo duke iu referuar deklaratës së Bashës, i cili tha se do të bëjë ‘një hap pas’, shprehet se, janë vazhdim i refuzimit të parimeve demokratike që kemi parë nga viti i shkuar.

Reagimi i Genc Pollos

Një lajm i mirë sot për demokratët e për demokracinë do të kishte qenë largimi nga zyra në respekt të rregullave e sidomos në respekt të shumicës në parti dhe në elektorat. Kjo do e unifikonte plotësisht Partinë Demokratike rreth organeve të legjitimuara.

Lojrat me “hapa pas” e me dorëheqje me kushte e me trille” janë vazhdim me mjete të tjera i refuzimit të parimeve demokratike që kemi parë nga viti i shkuar.

Në këto kushte deputetët demokratë lipset të bashkohen të tërë rreth Partisë Demokratike reale, legjitime dhe elektorale. GP

About Redaksia

Check Also

Edi Rama s’mund të fitojë kurrë ndryshe, por vetëm duke burgosur kundërshtarët e tij politikë

Lideri i opozitës, Sali Berisha theksoi se Shqipëria është një vend pa drejtësi dhe me …

Leave a Reply