Drejtuesi i të rinjve Republikanë: Do vijmë në pushtet! Biden s’do ‘mbijetojë’ përballë Trump

Drejtuesi i të rinjve të Partisë Republikane në SHBA, Rick Loughery, deklaroi në emisionni ‘A Show’ në Syri Tv se do të vijnë në pushtet shumë shpejt.

Ai u shpreh se Donald Trump ka shumë gjasa që të fitojë nëse kandidon sërish. Ndër të tjera ai tha se presidenti aktual i SHBA, Biden mund të mos ‘mbijetojë’ përballë Trump.

“Do vijmë në pushtet shumë shpejt. E dua Trumpin. Ai ka shumë shanse nëse garon përsëri nëse vendos të garojë, nominimet kandidaturën e ka ai, Biden mund të mos mbijetojë. Ndoshta dikush më i ri, më i fortë”, tha Loughery.

Ndër të tjera ai tha se nëse trump kandidon sërish, fitorja është e tij, por nëse ai nuk kandidon, Loghery deklaroi se kanë një mori kandidatësh të tjerë të cilët do ishin të gatshëm.

About Redaksia

Check Also

Rezoluta/Ndërkombëtarët rrëzojnë farsën e 11 majit: Qeveri teknike në Shqipëri!

Ndërkombëtarër rrëzojnë farsën e 11 majit dhe kërkojnë qeveri teknike. Përmes nje rezolute IDC-CDI kërkon …

Leave a Reply