Lamtumirë, o njeri i vogël!

Nga Miranda HAXHIA

I dashur Lulzim Basha,
Hiqe tisin e fytyres se vrerosur per shkak se nuk je me kryetar i PD-se.
Nuk eshte fundi i botes.

E kuptoj hallin e asaj vrerosjeje, edhe pse jo dhe aq.
Jane hequr pune qindra demokrate, socialiste, votues e jo votues te tute, por ia kane dale te jetojne edhe me nje rroge, edhe me nje gjysme rroge; edhe duke emigruar, duke nderruar zanat ne prag te te 60-ve.

Do kesh ca veshtiresi se nuk do marresh me shperblime per afera partie, emerime, vendime pas kuintash, por mesoj do t’i kesh vene ca pare menjane per ‘dite te zeze’
Babai im me keshillonte shpesh:- ver nje dhjete mijeshe menjane, se nuk i dihet cili gur te rrezon.

Ti edhe Makbethin, nuk e lexove kurre deri ne fund, qe t’ua dije peshen vuajtjeve. Ishte me e lehte ‘te shthurje eren’ sesa te te bindnin qe t’i te jepje doreheqjen.
Tani mblidhe mendjen, bli nje bllok te vogel e llogariti mire shpenzimet mujore.
Do t’ia dalesh, edhe sikur te mos punosh nje dite, pasi ke qene aq lart.

Eshte rasti te mesosh te fluturosh me ulet, ose te mesosh te ecesh.
E di cmimin e biletes se urbanit?
E di cmimin e nje buke integrale?
E di cmimin e nje tufe presh?
E di cmimin e nje vizite ne spital?
Kjo nuk eshte poezi, i dashur.
Sigurisht, ti di cmime te tjera, me shume zero.

Zhduki ca zero, sepse per aq kohe u ke dhene kuptim, njehere dole pas presjes dhjetore e bota permbyset. Takohemi te tregu i gabit, te pallati me shigjeta. Ku i dihet… kap ndonje gje firmato me cmim te lire, cmim krize.

Lamtumire, fenomeni Basha.
Lamtumirat helmojnë por jo më shumë nga sa helmojnë te qenurit kot. Dhe ty, shpesh te mungon ajo që ne menduam se ishe dhe nuk ke qenë kurrë, sesa ikja jote më konkrete.

P.S. une e kam personale, sepse me genjeve njehere ne zyren tende, nuk e kapa, me mashtrove heren e dyte, u ndjeva fajtore. Tani jam e cliruar nga ndjenja e fajit. Se nuk eshte gjithmone faji i te vrarit, kur ai qe vret, fuqizohet. Dhe te mendosh qe u mashtrova une qe, çoç kam lexuar ca, po ata qindra demokrate qe nuk kishin as luksin e te blerit te nje libri?! Sa here jane genjyer e mashtruar nga ti?

Ndaj ende nuk e kam prishur ate dhjetemijeshen qe me ka lene porosi im ate.
Po ti si do t’ia dalesh, aq i mjere e i varfer sa je!
Lamtumire, o njeri i vogel.
Ah, e di si tha mamaja ime mbreme?
O Mirand’ shiko se eshte hapur nje vend bosh per pune?
Ku moj ‘ma?
Iku Basha. Shko ti.
Mos u pikello se ka plot njerez per se mbari qe te drejtojne PD-ne. ( sigurisht, jo une😉)

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …

Leave a Reply