Luli na la!

Sherefedin SHEHU

Lulin e Ndërrojmë por Anëtarët e PD-së (Demokratët) nuk i Ndërrojmë Dot

Megjithëse “Luli na la” ende vazhdon të ketë lexime të ndryshme për 6 marsin. Por, opinioni dominues është që Basha bëri mirë që u zhduk (edhe pse pa nder) dhe se Dr. Berisha është mundësia më e mirë e momentit për ringritjen e PD-së. Ndërsa, për mua, 6 Marsi ishte edhe një anketim krejtësisht i pavarur që tregoi se kongresi i Lulit vërtet i paska shitur 1000 delegatët e tij për 5000 dhe se vullneti i vërtetë i demokratëve është ai i kongresit të rithemelimit. Prandaj për të mirën e PD-së duhet pranuar pa kushte që zgjidhja më e mirë është rithemelimi dhe se ringritja e PD-së mund të arrihet duke bashkëpunuar me grupin e rithemelimit dhe kur të jetë e mundur edhe modifikuar platformën e tij.

Ndërkohë mendoj se PD-ja do të ishte çliruar menjëherë nëse Luli do të kishte marrë me vete edhe të emëruarit atij. Prandaj ata që vazhdojnë të zvarriten me porosi të Lulit duke pretenduar për standarte po e teprojnë me faktin e “non grata” dhe nuk duan të lexojnë vullnetin e demokratëve. Ata duhet të kuptojnë se janë zgjedhur nga demokratët dhe nëse demokratët duan të udhëhiqen nga “non grata” është zgjedhja e tyre dhe në këtë rast duhet ndërruar “elita e Lulit” sepse zgjedhësit nuk mund të ndërrohen. Ato kanë qenë dhe do të jene aty edhe në ditët e mira por edhe në ditët e këqia të PD-së. Dhe në demokraci elitat ndërrohen por anëtarësia jo.

Përpjekjet e këtyre “fakirëve politikë” për mbijetesë po ushqehen edhe me faktin e servirur prej tyre se Dr. Berishën nuk e duan më shumë se gjysma e anëtarësisë së PD-së. Ky fakt mund të jetë gjysëm i vërtetë sepse me 6 mars pati një abstenim të dukshëm të votuesve të PD-së dhe për mua është normale sepse në sistemet demokratike nuk ka lider që e duan dhe votojnë të gjithë anëtarët e partisë apo votuesit. Prandaj partitë moderne funksionojnë me fraksione dhe për ata që e fryjnë këtë fakt ka një zgjidhjë perfekte që të garojnë në emër të abstenuesve dhe të fitojnë ose të paktën t`i përfaqësojnë ato nën fraksionin e shpallur prej tyre.

Në situatën që është PD-ja dhe opozitarizmi në Shqipëri, më shumë rëndësi ka bashkimi i të gjithë opozitarëve dhe për këtë gjithsecili, qoftë edhe pa qenë deri më sot në PD, të ketë të drejtë që të garojë dhe të ketë garanci që votuesit e tij do të votojnë lirisht dhe vota e tyre do të numërohet. Dhe kjo garantohet me të drejtën e përfaqësimit (ndoshta edhe të veto-s së provuar) në të gjitha nivelet e komisioneve zgjedhore të PD-së.

Për mua shqetësimi më i madh është elektorati gri i cili të jep fitoren në zgjedhje. Për kë të është e nevojshme që të krijohet një frymë që mundëson qarkullimin e elitave (dhe jo zëvendësimin e kalamajve të Bashës me senjorët e Berishës). Prandaj, angazhimi i Berishës për bashkimin e demokratëve dhe ri-themelimin e PD-së duhet të jetë një mision për të vendosur demokracinë e brendshme në PD (që nuk e bëri kur iku dhe gaboi me zgjedhjen e Lulit) dhe jo vizion. Garantimi i demokracisë së brendshme në PD dhe garancia reale e lirisë dhe vlerës së votës së anëtarësisë dhe funksionalitetit të fraksioneve në PD duhet të shpallet prej tij si mision i papërmbushur dhe jo si vizion i ri.

About Redaksia

Check Also

Çyrbja dhe çorba e drejtësisë së re

Nga Luçiano BOÇI Akuza ndaj ish-deputetit të Durrësit u komunikua pas dorëheqjes së tij të …

Leave a Reply