Bushati: Hapi parë, hiqni dyert e blinduara në PD! Debat konstruktiv pa përjashtuar asnjë!

Ka nisur me debate mbledhja e Kryesisë së PD. Mbledhja drejtohet nga Enkelejd Alibeaj i cilin u emërua nga Gazmend Bardhi kryetar i PD.

Deputeti Helidon Bushati ka kërkuar që në nisje të mbledhjes që debati të mos devijohet, ndërsa ka ngritur si shqetësim dyert e blinduara.

Bushati ka thënë se, duhet të hiqen hekurat, duke e konsideruar këtë si hapin e parë për bashkimin e partisë,

Helidon Bushati – Jemi këtu për të mirën e PD. Ne që jemi ketu dhe ata që nuk janë, por shpresoj të jenë. Bashkimi është kryefjala e retorikës dhe e vlerësimit tonë politik. Duhen akte konkrete për këtë. Debat konstruktiv që objektiv të jetë bashkimi, pa përjashtuar asnjë. Gjesti i parë do të ishte heqja e dyerve të blinduara. Nuk e kam vetëm unë këtë mendim. Duhet të kthehemi në normalitet. Pa hyrë ishte mirë apo keq, duhet të hiqen. Hap i parë për bashkimin. Vetëm të bashkuar mund të jemi jemi konkurrues në zgjedhjet e ardhshme, zgjedhjet lokalet janë më të afërta.

About Redaksia

Check Also

Lubonja tregon çfarë po ndodh me protestën dhe se cili është qëllimi kryesor

Analisti Fatos Lubonja, ka folur nga protesta për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV. Ai …

Leave a Reply