Ndahet nga jeta ish-Sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright

Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright.

Albright ishte e para grua që mbajti postin e Sekretares së Shtetit, nën administratën Klinton.

Madeleine Albright ka qenë figurë kryesore e administratës së Presidentit Bill Clinton, fillimisht duke shërbyer si ambasadorja amerikane në OKB, përpara se të bëhej Sekretare Shteti.

Ajo punoi për zgjerimin e NATO-s, këmbënguli që aleanca të ndërhynte në Ballkan, kërkoi të ndalej zgjerimi i armëve bërthamore dhe luftoi për të drejtat e njeriut dhe demokraci në të gjithë botën.

About Redaksia

Check Also

250 vjetori i Shteteve të Bashkuara/ Trump: Ne betohemi se Amerika nuk do të jetë kurrë një vend komunist

Festimet për 250-vjetorin e lindjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë nisur në hijen …

Leave a Reply