Deputeti demokrat Xhelal Mziu ka folur hapur ndaj deputetëve që janë në mbështetje të Lulzim Bashës, në mbledhjen e kryesisë që po zhvillohet në selinë e PD-së, duke kërkuar një bashkim për ti paraprirë zgjedhjeve lokale të 2023.
Në mbledhjen e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, Mziu ka theksuar se ‘nëse vazhdojmë kështu, do vazhdojmë të mbetemi minorancë dhe të papërfaqësuar dhe pastaj na rroftë sigla e PD-së’.
‘Rezultati i datës 6 mars foli për shumicë në anën tjetër. Ne kemi potencialin e nevojshëm për të gjetur një zgjidhje’, ka thënë Mziu në mbledhjen e kryesisë.
Mziu: Jemi në një situate jo të mirë, por në kohë të volitshme për t’i paraprirë zgjedhjeve të 2023. Rezultati i datës 6 mars foli për shumicë në anën tjetër. As ne as ata nuk bëjmë dot pa njeri tjetrin. Nwse kthehen zgjedhjet e 2023 në efoizëm, do të ishte vrastare për PD. Duhet të gjejmë mënyrën për t’u bashkuar.
Nuk e gjykojmë dt 30 prill se është zgjidhje. Nuk është normale që të bëjmë karshillik njëri-tjetrit. Ne kemi potencialin e nevojshëm për të gjetur një zgjidhje. Zgjidhja gjendet duke patur një komision të përbashkët.
Foltorja ka nisur organizimin në të gjitha degët. Nëse vazhdojmë kështu, do vazhdojmë të mbetemi minorancë dhe të papërfaqësuar dhe pastaj na rroftë sigla e PD. Pra ky grup i përbashkët të garantojë që nuk ka vend për triumfalizëm.