Aktori i humorit, Gazmend Paja është shpallur investitor strategjik në bregdetin e jugut duke përfituar 133 mijë metra katrorë tokë për të ndërtuar “Dhërmi Restort’ ndërsa lideri historik i PD, Sali Berisha thotë se kjo është vjedhje ndërsa shton aktori Paja dhe Rama po lumturojnë njëri-tjetrin.
Berisha e quan vjedhjen e fundit në serialin e vjedhjeve të narkoqeverisë. Sipas ish-Kryeministrit, aktori Gazmend Paja shpallet investitor strategjik me një VKM dhe merr dhuratën e përbashkët me Edi Ramën.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Një vjedhje e hapur e Edvin Ramës me Gaz Pajën! Ja se si Rama dhe Paja lumturojnë njëri-tjetrin me 133 mijë metër katror në Dhërmi për ndërtimin e Resortit “Lumturia”.
Për këtë qëllim Gaz Paja me një VKM shpallet aksioner STRATEGJIK dhe merr dhuratën e përbashkët me Ramën! Vjedhja e fundit në serialin e vjedhjeve tënarkoqeverise.
Këtu keni VKM-në e lumturimit të përbashkët Rama-Paja.