Rick Loughery: Sëbashku do të mposhtim socializmin! Do sjellim vlerat konservatore në Shqipëri

I pranishëm në ‘FRPD Talks’ që po organizohet në Durrës, kryetrari i ‘Young Republicans’, Rick Loughery ka mbajtur fjalën e tij para të rinjve shqiptarë.

Duke e nisur me disa pyetje thelbësore demokratike, Rick Loughery ka thekuar se, është informuar se po jetojmë kohë të çmendura dhe të çuditshme dhe ka konfirmuar mbështetjen e plotë të ‘Young Republicans’ për të zgjedhur konservatorizmin e vërtetë në vendin tonë.

Gjithashtu Rick Loughery ka thënë se, sëbashku kemi për të mposhtur socializmin ashtu siç mposhtëm komunizmin dhe se misioni ynë është të sjellim konservatorizmin në të gjithë botën.

Loughert: Faleminderi dhe është kënaqësi të jem mes jush. Dua tju pyes dhe të ngrini duart nëse jeni dakord, se a besoni në zgjedhje të lira, a besoni në fjalën e lirë, a besoni në demokraci, a besoni në tregun e lirë, a doni ta shkatërroni socializmin? Këto janë vlerat e vërteta të konservatorizmit të cilat ne në ShBA luftojmë për këto vlera çdo ditë dhe ky është mesazhi që dua tju sjell ditën e sotme. Duhet ti merrni këto vlera te partia juaj. E di që këto kohë keni përjetuar gjëra të çmendura dhe të çuditshme dhe dua të dini se keni mbështetjen e plotë të ‘Young Republicans’ për të zgjedhur konservatorizmin e vërtetë në shtetin tuaj, ne jemi duke iu mbështetur tërësisht në përpjekjen tuaj dhe dua të falënderoi Belindin për ftesën.

Së bashku ne kemi për të mposhtur socializmin ashtu siç mposhtëm komunizmin. Ne kemi për të sjellë konservatorizmin në të gjithë botën dhe ky është misioni jonë dhe kjo është arsyeja që po udhëtojmë në të gjithë botën për ti dhënë një mesazh nga bota e lirë se ne duam të transformojmë botën në një bastion të vlerave konservatore sepse vlerat që ne besojmë janë gjërat që të gjithë duhet të kenë, si liria dhe të drejtat e njeriut themelore dhe jo plerat që na ka shitur komunizmi dhe këto idetë socialiste janë duke u integruar dhe prezantuar te politika amerikane dhe tani në Amerikë jemi duke luftuar për socializmin. Ka qënë një periudhë e frikshme dhe për ne dhe na ka dhënë një vështrim se çfarë ju është dashur ju të përballeni në vendin tuaj. Ne nuk na është dashur të përballemi deri kohët e fundit prandaj dhe ne na është dashur të vijmë dhe të flasim hapur dhe të krijojmë partneritete me njerëz si Belindi dhe anëtarët nga partia juaj dhe të riktheheni të merrni pas shtetin tuaj sepse e dimë se sa punë duhet për të shpëtuar vendi tënd.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply