Si kunati i Bashës në ditët më të këqija të PD blinte biznese e transaksione mbi 3 milionë euro

Kunati “big money” i Lulzim i Bashës, e ka shtuar pasurinë e tij në ditët më të këqija të Partisë Demokratike.

Në një kohë kur Partia Demokratike vlonte, pasi humbi zgjedhjet e 25 prillit, pasi ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non grata nga SHBA dhe PD ishte në proces zgjedhor, Erion Isufi dhe kompanitë e tij shtonin pasuritë.

Nga një investigim i CNA rezulton se Erion Isufi ka blerë pasuri me disa mijëra metër katrorë.

Bëhet fjalë për mijëra metër katror sipërfaqe biznesi, apartamente dhe garazhe në një nga zonat më shtrenjta në Tiranë.

Këto pasuri janë blerë në muajin gusht të vitit 2021 për kompaninë Moveo Albania Technology, e cila është nën pronësi të Erion Isufit dhe babait të tij tashmë të ndjerë.

Transaksionet shkojnë në miliona euro, duke nisur nga mbi 1 milionë e 470 mijë euro dhe deri mbi 3 milionë euro.

Apartamente, vend-parkime jo pak, por pesë të tilla, njësi tregtare, që në total kapin shifrën e mbi gjysmë milionë euro pasuri, të blerë nga Erion Isufi dhe kompania e tij, në kohën që PD i kishin mbetur vetëm bravat dhe vulat.

Në ditët në vijim, pritet të dalin në pah dokumente se si Erion Isufi, kunati dhe vjehrri i ndjerë, Xhaferr Isufi, blenë pasuri të patundshme, biznese, apartamente dhe të tjera./ CNA

About Redaksia

Check Also

Hapi i parë i Berishës pas rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë me 20 janar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se cilat do të jenë hapat e …

Leave a Reply