Shkrimtari amerikan: “Gogoli” Soros, nga lobimi kundër Berishës deri tek zhvillimet në Ukrainë

Shkrimtari amerikan, Matt Palumbo ka zbërthyer gjatë emisionit A-Show me gazetarin Adi Krasta figurën e manjatit amerikan Xhorxh Soros. Në librin e tij “Njeriu pas perdes: Brenda rrjetit sekret të Xhorxh Soros”, Palumbo, rrëfen arsyet se perse e ka quajtur miliaderin e majtë si ‘gogoli’ që është gjithnjë pas diçkaje që po ndryshon.

“Soros është kthyer në atë që njihet si ‘gogoli’ për shkak të miliardave të tij, të cilat i ka shfrytëzuar për qëllimet e tij personale se sa ideologjike. Në libër njihet si ‘gogoli’. Dhe i kemi vendosur këtë nofkë si personi që është gjithnjë mbrapa diçkaje që po ndryshon. Dhe kur ndjek paranë, kur shikon se çfarë po ndodh, kupton se ku qëndron pozicioni i tij. Mua më ka tërhequr gjithnjë figura e tij. Në 2-3 vitet e fundit ka pasur një prishje të rendit në SHBA dhe ku ligjet dhe rendi në çdo qytet ka ndryshuar dhe Soros ka investuar me qindra miliona për të garantuar atë që ka dashur ai dhe kanë ardhur në pushtet persona që ka dashur ai dhe kanë qenë dakord me ideologjinë e tij, duke mbështetur ndarjen racore sidomos në Nju Jork ku ka pasur çështje ku personat janë goditur pikërisht për këtë gjë”.

Palumbo foli për rolin që ka luajtur Xhorxh Soros, që nga sanksionimi i ish-kryeministrit Sali Berisha e deri te zhvillimet në Ukrainë.

Palumbo rendit faktet e forta sipas tij që implikojnë Soros në shkatërrimin e ligjit dhe rendit në SHBA, ndikimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, lidhjet me administratën aktuale, kontaktet me Hillary Clinton, ish-sekretare e shtetit nën administratën Obama, e deri te vendimi për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Palumbo thotë se Soros ka rol në sanksionimin e liderit historik të PD nga Anthony Blinken.

Për të gjithë këtë veprimtari gjatë gjithë karrierës së tij Soros ka shpenzuar 20 miliardë dollarë, thotë Palumbo.

Pjesë nga intervista në ‘A Show’

Adi Krasta: Cilat janë 5 faktet të cilat janë kokëforta?

Matt Palumbo: Shpenzimi i 20 miliardëve dollarë në karrierën e tij. Miliardat që kanë lënë menjanë. Planet për pasardhësit, çfarë do të bëjë kur të mos jetë më. Shkatërrimi i ligjit dhe rendit në SHBA. Sanksionet që janë ndërmarrë ndaj Berishës. Lidhjet me DASH. Mbështetja për Hillary Clinton. Ka edhe një shembull në libër, informacione që kanë rrjedhur, të dërguara mes tij dhe Clinton. Ukraina, le të themi që është një vend që ai ka shumë influencë. Ka dhuruar gati 20 mln dollarë, kur Poroshenko erdhi në pushtet, Soros u mbështet prej tij. Është zotuar edhe për të dhënë miliona të tjerë dollarë për Ukrainën.

Adi Krasta: Ju e keni takuar ndonjëherë Soros?

Matt Palumbo: Djali i tij ka qëndruar me mua në të njëjtin qytet, ndoshta në të njëjtin hotel…

Adi Krasta: Ndoshta ky është një lajm shumë sensacional, ju do ta keni të gjithë Amerikën në dispozicion këtu në Tiranë, Shqipëri.

Evi Kokalari: Do të doja që Matt Palumbo dhe Alex Soros të ishin përballë dhe t’i japë librin që ka shkruar për George Soros.

Adi Krasta: Interesante. Besoj se ky do të jetë fillimi i librit të ri, ‘isha në hotel, në Tiranë dhe atje po pija një kafe me këtë person’.

Matt Palumbo: Planifikoj të shkruaj një libër tjetër që është zgjerimi i librit që kam shkruar për Soros. Do të qëndroj disa ditë këtu. Dhe brenda këtyre dy ditëve kam mësuar materiale shumë interesante. /Syri.net

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply