Topalli: Lulzim Basha u largua me turp! Tre rastet kur u shkarkua…

Ish-nënkryetarja e PD, Jozefina Topalli, deklaroi mbrwm në emisionin “Opinion” se, Lulzim Basha është larguar si asnjë kryetar tjetër përmes tre proceseve. Ajo theksoi se, Lulzim Basha është larguar me turp.

“E para, u largua nga Kuvendi i 11 dhjetorit, e dyta u largua përmes referendumit te anëtarësia dhe së treti nga vota e atyre që votojnë kundra qeverisë. Nuk di një rast tjetër të një politikani që të jetë larguar në mënyrë të turpshme”, tha Topalli.

Topalli deklaroi se po të kishte qenë një dorëheqje dinjitoze duke pranuar humbjen dhe përgjegjësitë, të gjithë do kishin mbyllur gojën.

“Ai vazhdon t’i thotë shqiptarëve, të tallet me inteligjencën e tyre, nuk thotë se unë kam humbur. Sigurisht që ka ikur, por pas dorëheqjes ndodhën disa gjëra që fiks ka qenë kjo parti në 10 vite”, tha Topalli.

About Redaksia

Check Also

Komuniteti Myslyman nuk merr pjesë në iftarin e shtruar nga Rama

Eugen SHEHU FTARI… asht një vakt që ndahet me agjëruesit me skamnorët dhe me besimtarët. …

Leave a Reply