Berisha: Ka vetëm një PD! Me blofin luan vetëm një dyshe, Baton Stanishiçi dhe Preç Zogaj

Ish-Kryeministri Berisha e quajti “blof” kërkesën e disa anëtarëve të grupit parlamentar të PD që ai të tërhiqet, pas vendimit të Lulzim Bashës për t’u dorëhequr nga drejtimi i partisë.

“Me blofin nuk mund të luhet. Me blofin luan vetëm një dyshe, Baton Stanishiçi dhe Preç Zogaj. I mbushin xhepat me gurë në zyrat e Edi Ramës dhe të Fugës.

Procesi mbetet i pacenuar, por duhet që kushdo që ka idera dhe qëndrime, t’i shtrojë në grupin parlamentar. Askush nuk ka autoritet që të ndryshojë 11 dhjetorin, që u sanksionua më 6 mars,” tha Berisha.

“Askush nuk mund të mendojë se ekzistojnë dy parti, ekziston një dhe një vetëm PD. Unë po takoj dhe një proces i mrekullueshëm po ndodh në bazë. Po takoj kryetarë që deri dje, kanë qenë në takimin me Lulzim Bashën, por që janë të qartë se 6 marsi ka vetëm një mesazh: bashkimin. Dhe se ia kanë thënë Lulzim Bashës në sy.

Nuk duhet të bëjmë asnjë lloj spekulimi me fjalë apo me qëndrime. Grupi parlamentar është, përfshi edhe Lulzim Bashën. Urdhëroni të bëjmë diskutimet”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply