Gaz Paja investitor strategjik?! Berisha: Skandali dhe vjedhja e fundit që i bëhet pasurive të këtij vendi

Lideri historik i PD, Sali Berisha e ka konsideruar dhënien e statusit “Investitor strategjik”, humoristit Gaz Paja bashkë me 140 mijë m2 tokë në bregdet, si skandal dhe dëshminë më flagrante se si Edi Rama dhe kjo qeveri po përdorin pasuritë dhe pronat publike.

I pyetur nga gazetarët për vendimin e fundit të firmosur nga Edi Rama, Berisha tha se, vendimi ishte “për të lumturuar… për të bashkëlumtuar Edi Ramën me Gaz Pajën!”

“Është skandali dhe vjedhja e fundit që i bëhet pasurive të këtij vendi dhe ky është një akt i shëmtuar, dëshmia më flagrante se si kjo qeveri kap mediat duke përdorur pasuritë publike dhe pronat publike! – theksoi ish-Kryeministri. – Është e dënueshme dhe absolutisht e papranueshme!”

“Nuk kam asgjë për dhuntitë artistike të Gaz Pajës, por këto të tjerat nuk kanë asgjë të përbashkët me artin; përkundrazi, ndër veset më të errëta të njeriut”.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply