Berisha: Rritja e çmimeve është politikë e Qeverisë për shkak të monopoleve!

Ish-Kryeministri Berisha deklaroi nga foltorja e Kuvendit se, rritja e çmimeve është politikë qeveritare për shkak të monopoleve. Duke denoncuar përdorimin e INSTAT nga qeveria dhe nxjerrja e të dhënave të rreme, Berisha i kërkoi ekzekutivit të heqë monopolet në treg, mënyrë që të ulen çmimet për konsumatorët shqiptarë.

“Një inflacion që është mbi 20% shpallet 7% dhe si kompensim marrin inspektimet e çmimeve nga ministrat e pashpirtë. S’ka nevojë të shkoni në dyqan për të mësuar sa janë çmimet. Po ju kujtoj një moment të vitit ’92. Bukës iu rrit çmimi me 10 herë, por kompensuam 10-fishin e rritjes së çmimit për çdo qytetar. Energjia ka çmim të rregulluar, dakord, por shporta nuk ka çmim të rregulluar, ka çmim të kompensuar.

Kaq shumë i keni futur duart, keni krijuar monopole rreth vetes, sa tani apo po iu përpijnë. Qytetarët shqiptarë e kanë të qartë që rritja e çmimeve është qeveritare, për shkak të monopoleve të krijuara. Nuk shpëtoni dot duke u bërë personazhet e gogolit. Hiqni monopolin, hiqni vjedhjet, tregoni mëshirë për qytetarët dhe më pas krijoni statistikat që doni. Jam këtu për të denoncuar me forcën më të madhe shkatërrimin që i bëhet institutit të statistikave.

Kërkoj urgjentisht ndërprerjen e çdo bashkëpunimi pa autorizim dhe ligj të Parlamentit mes agjencisë së mashtrimit të qeverisë shqiptare dhe institutit të statistikave. Përndryshe, ne do të detyrohemi të bëjmë të gjitha demarzhet tona pranë PE, instancave të tjera që askush të mos besojë asnjë të dhënë nga statistikat që prodhoni”,u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply