Rick Loughery: Të rinjtë të guxojnë për të garuar në politikë!

‘FRPD Talks’ po zhvillon takimin e radhës në Bashkinë e Shkodrës, ku i pranishëm është edhe kryetari i ‘Young Republicans’, Rick Loughery.

Kryetari i ‘Young Republicans’, Rick Loughery ndau me të pranishmit eksperiencën e tij në politikë e cila kishte filluar që në moshën 18 vjeçare, duke arritur rezultate të mahnitshme pasi ishte zyrtari më i ri i zgjedhur në Pensilvani.

Rick Loughery: Si të përgatitesh për të garuar në një post. Kemi garuar për pozicione të ndyshme lokale në ShBA. Për tetë vite kam shërbyer në një zyrë në njësinë time administrative time jashtë Philadelphias në Pensilvani. Ishte një përvojë mjaft e veçantë. Jam përfshirë në Partinë Republikanë që në moshën 18 vjeçare dhe kam qënë shumë i përfshrië në fushata të ndyshme dhe në fund vendosa të garojë për pozicionin administrativ dhe fitova zgjedhjet si zyrtari më i ri në Pensilvani. Të garosh për post në ShBA ëshë një përvojë traumatike dhe kjo është e pakta që mund të them, sidomos kur je i ri. Personat që janë më të rritur në parti jo në të gjitha raste të inkurajojnë por edhe të dekurajojnë por ti duhet të garosh dhe të fitosh besimin që ti mund të bësh një gjë të mirë për vendin tënd, kështu edhe unë vendosa të garojë dhe fitova dhe pas kësaj të gjithë më donin sepse isha zyrtari më i ri në Pensilvani.

Ke për të marë vendimin si fillim dhe kjo vjen nga zemra. Të besosh se ti ke idetë dhe të mendosh dhe të veprosh në mënyrë kritike dhe ti ke për të punuar me integritet dhe të besosh se mund të bësh diçka të mirë për bashkinë dhe vendin tuaj.

Duhet të ekzistojë një sistem i mirë mbështetës për të rinjtë siç është edhe ky aktivitet që po zhvilollojmë. Duhet të inkurajojmë njerëzit të garojnë. Inkurajoni gratë që të garojnë. Është shumë e rëndësishme struktura mbështetëse.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply