Britania 65 sanksione të reja ndaj Rusisë

Qeveria britanike ka marrë vendim për 65 sanksione të reja kundër Rusisë që targeton industrinë, bankat dhe bizneset elitare ruse, shkruan The Guardian.

Në mesin e të sanksionuarve është edhe organizata ruse e mercenarëve Wagner Group.

“Sanksionet e sotme synojnë industritë kryesore që mbështesin pushtimin e paligjshëm të Rusisë, duke përfshirë Hekurudhat Ruse dhe kompaninë e mbrojtjes Kronshtadt, prodhuesi kryesor i dronëve rusë. Grupi Ëagner – organizata e mercenarëvë rusë që thuhet se janë angazhuar të vrasin Presidentin Zelenskiy – gjithashtu është sanksionuar. Gjashtë banka të tjera janë në shënjestër, duke përfshirë Alfa Bank, bashkëthemeluesit e së cilës përfshijnë oligarkët e sanksionuar më parë Mikhail Fridman, Petr Aven dhe German Khan. Prodhuesi më i madh në botë i diamanteve Alrosa është gjithashtu i sanksionuar”, thuhet në njoftimin e qeverisë britanike.

About Redaksia

Check Also

Zgjatet me 2 ditë të tjera marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit

Katari njoftoi se është arritur një marrëveshje për të zgjatur armëpushimin në Rripin e Gazës …

Leave a Reply