Gazi në momentin e nisjes së çmontimit të dyerve të blinduara në selinë e PD

Fortifikimi që i bëri Lulzim Basha selisë së Partisë Demokratike po largohet bashkë me të. Dyert e blinduara të cilat u vendosën disa ditë para protestës së datës 8 Janar po hiqen, duke i lejuar funksionarët demokrat që të futen në seli si më herët dhe jo duke përdorur një nga hyrjet anësorë.

Blindimi i  godinës së selisë blu nga Lulzim Basha ishte një nga temat e debatit mbrëmjen e djeshme ku deputetët Helidon Bushati, Ervin Salianji si dhe Tomorr Alizoti kërkuan heqjen e këtyre dyerve, si mesazh për ribashkimin e partisë.

Fortifikimi i selisë së Partisë Demokratike, shënoi edhe ndarjen përfundimtar të Lulzim Bashës nga elektorati demokrat duke ngritur mure mes tij dhe anëtareve te thjeshtë, ndaj të cilëve në protestën e 8 Janarit u përdor dhunë dhe gaz lotsjellës për t’i shpërndarë.

About Redaksia

Check Also

Zytari i lartë amerikan në luftën kundër drogës mbërrin në SPAK/ Takimet dhe mesazhi

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë publikoi një postim ku theksohet forcimi …

Leave a Reply