Deputeti Tritan Shehu ka kërkuar ditën e sotme sërish që të merret parasysh kërkesa e Komisionit të Rithemelimit për mocionin për situatën në Ukrainë.
Ai tha se, drejtuesja e seancës duhet të caktojë një datë që parlamenti të votojë. Shehu u shpreh se në rast se kjo nuk ndodh, do i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.
“Balla tentoi të bëjë protektorin e opozitës, por mendoj se nuk duhet ta bëjë. Është shumë larg rolit të tij. Herën e kaluar këtu u votua për datën e mocionit për Ukrainën që ne kemi paraqitur.
Ju duhet të propozoni një datë dhe parlamenti duhet ta votojë. Nëse ju doni të shmangni diskutimin për Ukrainën, e keni gabim. Çështja po thellohet. Ishte e cunguar.
Aq më shumë është e cunguar sot me problemet e mëdha të rajonit me pozicionin e Serbisë. Unë kërkoj të propozoni në bazë të rregullores.
Në rast të kundërt do i drejtohem Gjykatës Kushtetuese. Sepse maxhoranca ka frikë nga debatet për rajonin”,deklaroi deputeti Tritan Shehu.