Berisha: Ne nuk përjashtojmë asnjë! Edhe Basha po të ishte në zyrë do të shkoja ta takoja

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha nga selia e PD-së ka deklaruar se edhe Lulzim Basha nëse do të ishte sot në zyrën ku u zhvillua takimi, do ti jepte dorën.

“Unë shtrëngova dorën, u ula e bisedova me kreun e grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi. Ishte edhe diskutim për problemet. Në këtë diskutim unë kërkova angazhimin e tyre në procesin e bashkimit të PD. Mund të them se i gjeta të preokupuar në këtë proces, por diferencat në mendime persistojnë.

Komisioni, Sali Berisha dhe çdo anëtar është i hapur të diskutojë me çdo demokrat e demokrate që dëshiron dialog, debat dhe don të kontribuojë në procesin e bashkimit. Ne nuk përjashtojmë asnjë njeri. Kundërshtitë e mia më të mëdha kanë qenë me Lulzim Bashën, por ta dija që është në atë zyrë do të shkoja dhe do ta takoja atë. Ai është deputet i PD”, deklaroi lideri historik i demokratëve, Sali Berisha nga selia blu.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply