Berisha: Sot PD është e të gjithë demokratëve! I ftoj të gjithë të shtrijnë dorën e pajtimit

Lideri historik i PD, Sali Berisha nga selia e Partisë Demokratike i ka bërë thirrje të gjithë demokratëve dhe demokrateve i shtrijnë dorën e pajtimit njëri-tjetrit.

“Jam sot këtu, që në emër të Komisionit të Rithemelimit të PD-së të bëj thirrje demokratëve dhe demokrateve të Shqipërisë, kudo që janë ti shtrijnë dorën njëri-tjetrit sot dhe të bashkohen në këtë ditë për interesim më të madh të vendit, kombit e shoqërisë shqiptare.

Sot PD-ja është parti e të gjithë demokratëve dhe të demokratëve. Prej sa nuk mund të ketë të larguar. Vendimi i gjykatës legjitimoi vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit të PD-së. Këto vendime sjellin PD-në si parti të votës së lirë, vlerave konservatore, parti e interesit kombëtar dhe euro atlantik.

Pas 6 marsit kam zhvilluat takime me kryetarët e PD-së dhe kam gjetur tek ata angazhimin e plotë për bashkimin e PD-së. Nga kjo foltore u them atyre që kanë besimin e plotë nga Komisioni i Rithemelimit për të kandiduar për çdo post që duan.

Statuti i 11 dhjetorit nuk ka kufizim për numrin e mandatit të kryetarit të degëve.

Disa prej tyre më kanë kërkuar që zgjedhjet të zhvillohen në datën 20 prill dhe e diskutuam këtë çështje në komision dhe po punohet udhëzuesi për tu shpërndarë.

Është një proces që duhet të mirëkuptohet, është penguar në jnë shkallë edhe nga marrëdhënie që si drejtues kanë pasur me kreun e PD-së, por tani Basha ka dhënë dorëheqjen.

Është përgatitur logoja, që në mënyrë të pashembullt nuk ju dha për zgjedhjet e 6 marsit, por sot PD ka një logo që meriton”, tha lideri historik i demokratëve, Sali Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply