Komisioni i Rithemelimit mblidhet sërish në Selinë e PD 

Komisioni i Rithemelimit do të zhvillojë këtë mbrëmje një mbledhje në selinë e Partisë Demokratike ndërsa pritet të ketë edhe ndonjë deklaratë për mediat. Në këtë mbledhje pas njohjes nga gjykata të Kuvendit të 11 dhjetorit, do të jetë i pranishëm edhe lideri historik i PD, Sali Berisha i cili sapo ka mbërritur në selinë blu.

Siç shihet më pamjet e siguruara në oborrin e selisë së Partisë Demokratike kanë mbërritur edhe anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, Albana Vokshi, Gent Stazimiri, Edi Paloka, Klevis Balliu, Mimoza Hajdarmataj.

Më herët gjatë ditës së sotme, Sali Berisha së bashku me disa përfaqësues nga Komisioni i Rithemelimit, u takuan me kryetarin e komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeajn dhe Sekretarin e Përgjithshëm Gazmend Bardhi.

Më pas, në një konferencë për mediat, Berisha deklaroi se gjatë bisedimeve u shtrua çështja e bashkimit të demokratëve me anë të votës së lirë.

About Redaksia

Check Also

Rama në SPAK!

Qytetarët siç edhe paralajmëruan janë mbledhur para SPAK ku do të dorëzojnë librin “Albanian Files” …

Leave a Reply