Manjani: Vendimi për statutin e 11 dhjetorit nuk apelohet, këtë e di edhe Alibeaj

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i ftuar në SYRI TV me Juli Kristafin, ka komentuar vendimin e sotëm të Gjykatës së Tiranës e cila ka njohur statutin e PD të miratuar në Kuvendin e 11 dhjetorit.

Manjani ka theksuar se deklarata e Alibeaj është një spazëm juridike pasi ai e di shumë mirë që nuk ka vlerë, pasi që të kundështosh një vendim gjykate, si fillim duhet të jesh palë në gjykim.

Manjani ka sjellë edhe njëherë krahasimin e tij me rastin e divorcit të një çifti dhe ankimin ta bëjë komshiu.

Manjani: Më në fund duhet ta kishte bërë me kohë. Është një vendim 10 minuta dhe shumë mirë që u mor sot, asgjë e jashtëzakonshme. Gjykata nuk ka detyrë të ndajë sherret e brendshme të një partie. Këtë funksion deri në vitin 1999 e ka kryer Ministri i Drejtësisë, as gjykatë nuk duhet sepse është kaq formal sa regjistrimi i një biznesi.

PD-ja e Lulzim Bashës ka ikur bashkë me Lulzim Bashën. Ata mund të zgjedhin këdo kotec pulash për të bërë atë që duan por ajo nuk ekziston më si subjekt politik. Ajo parti nuk ekziston më.

Kristafi: Kemi një reagim me deklaratën e Enkelejd Alibeaj duke e quajtur një vendim skandaloz të paligjshëm dhe ka thënë se do ta apelojë në Apel. Si mund ta apelojë kur nuk ishte palë?

Manjani:Alibeaj e kupton shumë mirë se atë që thotë e ka spazëm juridike. Për t’u ankuar kundër një vendimi gjyqësor, e kanë vetëm ato persona që kanë qënë palë në gjykim. Nëse pala një dhe pala dy shkon në gjyq dhe pala një humb gjyqin, atëherë pala që humb gjyqin ka të drejtë të kundërshtojë vendimin. Lulzim Basha dhe asnjë nga përfaqësuesit e enturazhit të tij në ish-PD-në nuk kanë qënë palë në gjykim.

Të drejtën për t’u ankuar kundër një vendimi gjyqësor e kanë vetëm ata që kanë qënë palë në gjykim.

Basha dhe Alibeaj nëse donin ta ankimonin këtë vendim duhet të ishin bërë palë në gjykim. Dhe palë në gjykim nuk i bënë gjykata por duhet të ishin bërë vetë këta, duhet të na thonin se donin të bëheshin palë dhe gjykata si ka pranuar, por kjo nuk ka ndodhur dhe këta nuk kanë dashur që të ishin palë në këtë gjykim dhe e kanë humbur të drejtën e ankimit.

Është njësoj si një çift të vendosë të shkojnë në gjykatë dhe të divorcohen dhe gjykata vendos divorcin dhe ankimin ta kërkojë komshiu.

Ideja e një apelimi të këtij vendimi është një ide absurde dhe e pambështetur në asnjë ligj të shkruar dhe në asnjë praktikë që ndjek bota demokratike dhe jo demokratike dhe atje ku ka ligje nuk funksionon kështu si thotë Alibeaj apo përfaqësuesit e Lulzim Bashës.

Ligjërisht kjo është një çështje e mbyllur dhe gjykatësi nuk i ka asnjë faj pasi këta nuk kanë dërguar asnjë kërkesë për tu bërë palë.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply