Berisha: Filozofia që përfaqëson Soros është destabilizuese dhe hipokrite!

Ish-Kryeministri Berisha gjatë promovimit të librit të Matt Palumbo, “Njeriu mbrapa perdes”, i cili është një zbërthim i rrjetit të Soros, tha se, manjati amerikan qëndron pas kapjes së Reformës në Drejtësi, si dhe mban autorësinë e nismës Open Balkan.

Filozofia që përfaqëson Soros, tha Berisha, është destabilizuese dhe hipokrite, duke iu referuar ‘Open Balkan’ nismë e cila mbështetet nga manjati i cili njëkohësisht ideoi spastrimin etnik të Veriut të Kosovës.

“Në çdo takim, sikur të ishte mbret, Alex Soros merr pjesë. Pse? Ai e di. Ka një linjë politike që është absolutisht destabilizuese. Soros ka ngritur hipokrizinë në sistem.

Predikoi spastrim të pastër etnik në Veriun e Kosovës. Ky që propagandon shoqërinë e hapur u bë promotor kryesor i vendosjes së kufijve të pastër sipas lijnave etnike. U dëshpërova kur pashë këtë hipokrizi të jashtëzakonshme të tij. Filozofia e tij, kam arritur në përfgundimin është filozofia e hipokrizisë”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Foto-lajm, vërshim popullor në bulevard

Dhjetra mijëra protestues kanë mbushur bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Protesta kombëtare e opozitës po zhvillohet …

Leave a Reply