Shkrimtari amerikan: Soros financon 200 media, pasojat do kuptohen në periudhë afatgjatë

Shkrimtari amerikan, Matt Palumbo u shpreh gjatë promovimit të librit të tij mbi George Soros, ‘The man behind the curtain’, se multimiliarderi financon 200 media në gjithë botën. Sipas shkrimtarit amerikan, Soros ka një ndikim shumë të madh dhe mediat po shpëlajnë trurin e njerëzve.

“Ka 200 media që financohen nga Soros dhe janë me miliona njerëz, 100 milionë njerëz që ndikohen në rend global nga media e Sorosit. Ai ka një ndikim të jashtëzakonshëm”, tha Palumbo.

Shkrimtari amerikan theksoi se shumë artikuj që i publikojnë këto media shpëlajnë trurin e njerëzve dhe i nxjerrin për të përfituar krahu i majtë.

“Njerëzit nuk i shikojnë këto, artikuj të ndryshëm dhe të pakuptimtë. Sigurisht është e qartë që ka edhe pasoja të cilat në periudhë afatgjatë do kuptohen”, tha Palumbo.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply