Balla i PS shkon për pazar në Lushnje: Çmimet nuk janë rritur

Drejtuesi Politik i PS-së për qarkun e Fierit, Taulant Balla, bashkë me kryetaren e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa, vijuan sot me shoë-n e radhës, duke inspektuar çmimet e produkteve ushqimore në një market.

Balla tha se ndihma që ka dhënë qeveria për këto tre muaj, do të kompensojë këtë rritje të çmimeve, duke u tallur hapur me qytetarët, pasi sipas tij, një familje në muaj konsumon 2 litra vaj dhe 5 kg makarona dhe me sheqerin duhet të bëjnë kujdes se është i dëmshëm.

Balla: E rëndësishme është të ketë një ofertë të produkteve të shportës, në çmimet e paketës. Ata që preken drejtpërsëdrejti, kemi bërë një llogari për një familje me 4 anëtarë harxhon 2 litra vaj në muaj, 5 kg makarona, do zoti sheqerin e hanë më pak se është i dëmshëm, ndihma që ka dhënë qeveria për këto tre muaj do të kompesojë këtë nivel rritje. Nëse do vazhdojë lufta, larg qoftë edhe qeveria do e kompesojë më shumë.

About Redaksia

Check Also

Ikën Kasanof që mbulonte Shqipërinë në DASH, në vend të tiij diplomatja që flet shqip

Alexander “Sasha” Kasanof nuk do të jetë më zëvendësndihmës sekretar për Ballkanin Perëndimor. Kështu ka …

Leave a Reply