Balla i PS shkon për pazar në Lushnje: Çmimet nuk janë rritur

Drejtuesi Politik i PS-së për qarkun e Fierit, Taulant Balla, bashkë me kryetaren e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa, vijuan sot me shoë-n e radhës, duke inspektuar çmimet e produkteve ushqimore në një market.

Balla tha se ndihma që ka dhënë qeveria për këto tre muaj, do të kompensojë këtë rritje të çmimeve, duke u tallur hapur me qytetarët, pasi sipas tij, një familje në muaj konsumon 2 litra vaj dhe 5 kg makarona dhe me sheqerin duhet të bëjnë kujdes se është i dëmshëm.

Balla: E rëndësishme është të ketë një ofertë të produkteve të shportës, në çmimet e paketës. Ata që preken drejtpërsëdrejti, kemi bërë një llogari për një familje me 4 anëtarë harxhon 2 litra vaj në muaj, 5 kg makarona, do zoti sheqerin e hanë më pak se është i dëmshëm, ndihma që ka dhënë qeveria për këto tre muaj do të kompesojë këtë nivel rritje. Nëse do vazhdojë lufta, larg qoftë edhe qeveria do e kompesojë më shumë.

About Redaksia

Check Also

Hetimet në SHBA/ Dëshmia e fortë në Kongres: Rama kapi drejtësinë me fondet e USAID për të burgosur opozitën

Dëshmia e fortë në Kongres provon se drejtësia në Shqipëri është kapur me fondet e …

Leave a Reply