Ish-kryetari i KQZ: Vendimi i Gjykatës zgjidhi problemin në PD

Partia Demokratike me vendim gjykate nga dita e djeshme, 25 mars 2022, i përket juridikisht Komisionit te Rithemelimit.

Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, është shprehur se vendimi i Gjykatës nuk duhet të diskutohet por të zbatohet.

Ai tha se vendimi që mori dje Gjykata, ka zgjidhur problemin brenda PD, ndërsa shton se tashmë nuk ka kuptim që të thuhet fjala palë, pasi në krye të PD është Komisioni i Rithemelimit.

Kristaq Kume: Me gjithë këtë problematikë të zhvilluar gjatë këtyre muajve të fundit, për mendimin tim, vështirësia për t’u orientuar, ka të bëjë me faktin se këtu janë të mbivendosura dy komponente, të cilat nuk veprojnë si komplementare me njëra-tjetrën, po përkundrazi. Të dy komponente janë ajo që lidhet me sjelljen dhe përbërjen politike të të gjithë kësaj situate, dhe pjesa tjetër është e lidhur me trajnimin në aspektin juridik të çështjesh.

Atë çka Gjykata ka vendosur dje, nuk ka pse ta diskutojmë, në kuptimin që janë të ndara gjërat tek ne. Pushteti gjyqësor dhe i pa ndikuar duhet të veprojë te politika dhe vendimarrjet e pushtetit gjyqësor kur përfundojnë si të tilla duhet të zbatohen.

Vendimi i marrë nga Gjykata ka njohur pjesën e PD e cila është vetë emërtuar si Komisioni i Rithemelimit dhe që tashmë është regjistruar si pjesë ndërtuese brenda PD e ka zgjidhur problemin. Për mua s’ka kuptim të themi më palë. Për mua brenda PD ku ishin dy grupe që nuk merreshin vesh me njëra-tjetrën, problemi tashmë është i zgjidhur./ RTV ORA

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply