Basha darkë lamtumire: “Do bëj parti të re”!

Lulzim Basha ka ftuar disa kryetarë grupseksionesh që e kanë mbështetur kundër Foltores, për darkë tek Sofra e Ariut, me qëllim lamtumirën e tij.

Por papritur ata janë gjendur përballë faktit të radhës aventurier të Bashës.

Ky i fundit pasi u ka thënë që “do të ketë surpriza në apel”, është përgënjeshtuar nga njëri prej të ftuarve jurist duke ia hedhur poshtë pretendimin.

Ai i ka thënë Bashës se, “ligjërisht nuk mund të ketë ankimim sepse nuk kemi qenë palë në proces”.

Ish-kryetari i PD pastaj ka kaluar në arsyen reale se pse i kishte ftuar.

“Të bëjmë një parti të re pro amerikane”, iu ka thënë Basha, por sërish mysafirët i kanë kujtuar se, “ne e kishim partinë e na e morëm, kush na vjen ne në parti të re?!”

About Redaksia

Check Also

‘Nuk është mbrojtje kibernetike, është mbikëqyrje në masë’/ Denisa Kele: AKSK monitoroi protestën kundër qeverisë, dezinformimin e gjeti vetëm te protestuesit

Deklarata e drejtueses së Departamentit Inteligjencës Artificiale në PD, Denisa Kele: Drejtori i Autoritetit Kombëtar …

Leave a Reply