Furtunë në Postën Shqiptare! Pse Rama e shkarkoi Ervin Bushatin

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar ditën e djeshme Drejtorin e Postës Shqiptare, Ervin Bushatin.

Sipas raportimeve në media, bëhet me dije se në vend të tij është komanduar Anisa Kaltanji.

Ervin Bushati u zgjodh në krye të Postës Shqiptare në shtator të vitit të kaluar, pasi nuk arriti të fitonte mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 prillit, pavarësisht se ishte i renditur i treti në listën e PS-së në Tiranë.

Në atë kohë Bushati dha dorëheqjen edhe si kryetar i Partisë Socialiste i Tiranës.

Pasi erdhi në krye të Postës Shqiptare, Ervin Bushati shkarkoi disa zyrtarë me eksperiencë disa vjeçare në këtë institucion, teksa burime thonë se kjo ka qenë edhe arsyeja e shkarkimit të tij.

Disa prej zyrtarëve të Postës Shqiptare të shkarkuar nga Bushati 

Vangjush Andoni – Drejtor Departamenti

Elidjana Çela – Drejtoreshë Departamenti

Anisa Kaltanji – Drejtoreshë Departamenti

Elidon Ormeni – Drejtor Auditi

Shpati Kolgega – Drejtor i Filialit Tiranë

Fatos Hasana – Drejtor i Burimeve Mbështetëse

Evis Brari – Drejtoreshë Finance

Mirela Hoxha – Drejtoreshë e Burimeve Njerëzore

Hipokrat Biba – Drejtor Juridik

Ergest Manaj – Drejtor i Shpërndarjes

Rabjana Llanaj – Drejtoreshë e Sigurisë

Romir Dhukaçi – Kryetar i Degës së Filatelisë dhe Pullës

About Redaksia

Check Also

Vrasja e Vajdin Lames, pas vizitës së Ramës në Dubai SPAK anullon hetimet për Lul Berishën dhe Plarent Dervishin

Si Lul Berisha edhe Plarent Devishi dyshohet se fshiheshin në Dubai.  Rama e vizitoi Dubain …

Leave a Reply