Lideri Historik i PD, Sali Berisha po zhvillon një takim me anëtarët dhe simpatizantët e PD në Tepelenë. Ai bëri thirrjë për bashkim të demokratëve duke vlerësuar maksimalisht praninë në sallën e takimit të derjtuesve lokalë të degës së PD. Të atyre që kanë patur mendime të ndryshme për zhvillimet në PD.
Berisha foli edhe për takimin që zhvilloi në selinë e PD me Alibejan dhe Bardhin.
“Ne skemi të përjashtuar. Do ta takoja në atë zyrë edhe Lul Bashën. Eshtë deputet i PD. Nuk përjashtojmë ne. Por jam i detyruar të mbroj interesat tuaja. Duhet të përshtatem me mendimet tuaja. Po të degjoja unë ne vitin ’98 ambasadorët e merrni vesh ku do jemi. Prandaj të bashkohemi e të mbushim rrugët e sheshet kundër këtij regjimi që duhet ti ketë ditëtë e numëruara”, tha Berisha.
Berisha tha se, kjo qeveri nuk merton asnjë ditë në pushtet prandaj duhet të bashkohemi.
“Miqtë e mi ne e kaluam një krizë. Ish kryetari i PD dha dorëheqjen siç e tha vete ai për zhvillimet nga 9 shtatori deri sot. Unë ju them ju se asnjë demokrat i Tepelenës apo Shqipërisë që gjatë këtyrë mujave ndoqi ish kryetrain, nuk ka asnjë përgjegjësi për 9 shtatorin, pasi ai nuk pyeti asnjë njeri, nuk pyeti asnjë forum. Nuk pyeti statut. Asnjë nuk ka të drejtë të akuzojë tjetrin për këtë.
E shikoni. Dje po hiqeshin dyert, a mund të imagjinoni, e ardhmja me dhjetra tonë. Bunker. Ajo nuk mund të bëhëj kurrë. Selia po hapet. Shtëpia jonë e përbashkët, aty është. Tani unë vlerësoj shumë frymen e pajtimit që ekziston në bazë. Kjo egziston edhe në qendër”, tha lideri historik i demokratëve.
Berisha bëri thirrjë për bashkim të demokratëve duke vlerësuar maksimalsiht praninë në sallën e takimit të derjtuesve lokalë të degës së PD. Të atyre që kanë patur mendime të ndryshme për zhvillimet në PD.
Berisha ka shpjegeur edhe betejen e tij për nongratën nga SHBA.
“Të gjithë betejat i kan nisur e nuk e kam ditur se do ti fitoj. Të parën e nisa me diktaturën. E kam nisur për dinjtetein. Na kushte marrë dinjitetin, prandaj mblodha fuqitë e mia dhe mora atë vendim.
Duke ju përgjigjur interesit të një pjesmarësi për shpalljne non grata, Berisha tha se, “sa ka dy Amerika”.
Një më ka shpallur nongrata. Nuk i kam kërkuar kujt që të heqë këte vendim. Sepse kjo është e ndikuar nga Soros. Një armik i shqiptarëve.
Ka një amerikë tjetër, Amerika Republikane me të cilën PD eshte e rreshtur në krah të tyre. Ajo amerikë e cila në një kohë të shkurtër i është përgjigjur se vendimi ndaj Sali Berishës është kryekput politik. Për Sali Berishën nuk ka patur asgjë ka thënë ambasadori Grenell. Këtë deklaratë ai nuk e bënte po të mos ishte 100 për qind i sigurtë.
Vendimi yt vjen nga hiçi i ka thënë një kongresmen, shefit të Departamentit të Shtetit. Sali Berisha u godit që PD të bëhet shtojcë e qeverisë socialiste. Ne 1998 kemi patur botën kundër por kemi fituar. Po pse fitova. Sepse besova tek e drejta. Dhe për një kauzë të drejtë luftoj deri në fund”, tha Berisha.